Dita e dytë e vizitës së punës së Siljanovska-Davkovës në SHBA, fjalim në samitin vjetor në Konkordia
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të vizitës së punës në SHBA, me rastin e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sot në Nju-Jork, do të mbajë fjalim në samitin vjetor në Konkordia.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:16, 23 shtator, 2025
Nju-Jork, 23 shtator 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të vizitës së punës në SHBA, me rastin e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sot në Nju-Jork, do të mbajë fjalim në samitin vjetor në Konkordia.
Sipas programit, lajmëroi raportuesi i MIA-s, Siljanovska - Davkova do të flasë edhe në Forumin botëror tëliderëve pranë Universitetit Kolumbia në Nju-Jork.

Pas fjalimit, presidentja do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ana e Misionit të përhershëm të Austrisë pranë KB-së, në prnai të presidentit austriak, kancelarit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, ndërkaq me rastin e kandidaturës së Austrisë për anëtarësim në Këshillin e Sigurisë të KB-së (2027-2028).
Për sonte, sipas kohës lokale, është paralajmëruar prania e presidentes Siljanovska-Davkova në pritjen që e organizon presidenti amerikan, Donald Tramp.

Gjatë ditës së djeshme, presidentja pati fjalim në takimin e nivelit të lartë me rastin e 30-vjejtorit të Konferencës së katërt botërore të grave, me temë "Përkushtim i sërishëm, sigurim i resurseve dhe përshpejtim i implementimit të Deklaratës së pekinit dhe Platformës për aksion për arritje të barazisë gjinore dhe prëforcimit të të gjitha grave dhe vajzave".

Presidentja Siëjanovska-Davkova mori pjesë edhe në drekën "Women Rise for All", organizuar nga zëvendës sekretarja e përgjithshme e KB-së, Amina Mohamed, pas pritjes për nder të shefave të delegacioneve nga Evropa Juglindore, organizuar nga Oda ekonomike amerikanjo-ballkanike, si dhe në darkën e nivelit të lartë në kuadër të Mbledhjes vjetore të Platformës së grave lidere pranë AP të KB-së.

Presidentja Siljanovska - Davkova, në kuadër të vizitësdisaditore në SHBA, të enjten do të flasë në debatin e përgjithshëm dhe do të marrë pjesë në disa samite, forume liderësh dhe takime të nivelit të lartë, që po mbahen me rastin e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të KB-së.
Gjatë vizitëssë punës në SHBA, presdientja Siljanovska - Davkova do të qëndrojë edhe në Detroid. ab/
Fotо: МIА Arkivi/kabineti i Siljanovska-Davkovës