• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dita e dytë e grevës së përgjithshme të specializantëve privatë

Dita e dytë e grevës së përgjithshme të specializantëve privatë

Shkup, 16 prill 2024 (MIA) - Specializantët privatë këtë mëngjes kanë vazhduar me grevën e përgjithshme, që filloi dje paradite. Përmes një komunikate, atë mbrëmë kanë informuar se greva do të vazhdojë edhe sot, derisa nuk del me qëndrim zyrtar për kërkesat e tyre. Në bazë të përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë, specializantët privatë do të vendosin për hapat e mëtejmë.

Mes kërkesave për rritje të pagave, vendosje e sërishme e sigurimit shhëndetësor falas për të gjithë specializantët privatë, si dhe rregullim i statusit të punës.

Përfaqësuesit e tyre dje pasdite kanë pasur një takim në Qeveri me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri. zëvendësministren e Shëndetësisë, Maja Manoleva dhe profesoresha Ana Daneva Markov, këshilltarë i kryeministrit për çështje shëndetësore, të cilëve u tha se pas seancës së nesërme të qeverisë do të ketë informacion me shkrim për kërkesën për rritje të dëmshpërblimit.

null

"Më e rëndësishmja që u tha në mbledhje është se nesër në seancën e qeverisë do të ketë informacion për rritjen, pas së cilës do të marrim një lloj formulari me shkrim për përgjigjen e qeverisë për rritjen e pagave. Argumenti kryesor i tyre është se kjo është një periudhë parazgjedhore dhe nuk kanë mundur të veprojnë për rritje të rrogës. Të njëjtën përgjigje kemi marrë edhe për kërkesat tjera, se është periudhë parazgjedhore", tha dje pas mbledhjes në Qeveri, dr. Aleksandra Georgieva, kryetare e Shoqatës së mjekëve specialistë.

Ajo theksoi se mohojnë pretendimin se greva ka kontekst politik.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri gjatë ditës së djeshme në konferencë për shtyp kërkon durim nga specializantët privat. Paralajmëroi se pas zgjedhjeve do të luftojë për rebalanc të Buxhetit për të siguruar barazim të të ardhurave të tyre me të ardhurat e specializantëve të punësuar në institucionet shëndetësore publike.

"Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi bërë një krahasim në bisedën e mëparshme të përbashkët me ta, cili ishte pozicioni i tyre i specializantëve të tillë, para vitit 2017 dhe cili është tani. Ka një dallim të madh. Sepse, deri në vitin 2017, ata nuk kanë marrë asnjë të ardhur. Nuk them se të ardhurat e tyre aktuale janë të mjaftueshme. Unë dua të jenë edhe si të specializantët e punësuar në institucionet shëndetësore publike. Por, kjo kërkon buxhet i cili nuk mund të bëhet tani para zgjedhjeve", tha ministri Demiri në konferencën në të cilën ishte publikuar se do të futen vaksinat nëntëvalente HPV. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR