• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dita botërore e popullsisë

Dita botërore e popullsisë

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Që nga viti 1989, data 11 korrik festohet si Dita botërore e popullsisë e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet të cilat prekin popullsinë e botës.

Me iniciativën e demografit në Bankën Botërore, K. C. Zaharia, Këshilli drejtues i programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpall 11 korrikun si Ditën botërore të popullsisë. Në këtë ditë të vitit 1987, popullsia e botës arriti në pesë miliardë.

Sipas të dhënave statistikore, në nëntor 2022, popullsia e botës arriti numrin në tetë miliardë njerëz.

Dita botërore e popullsisë ka për qëllim të tërheq vëmendjen ndaj disa problemeve demografike me të cilat përballen vendet në mbarë botën. Objektivat kryesore përfshijnë:

"Rritjen e ndërgjegjësimit: informimi i publikut për çështje të tilla siç është shëndeti seksual, të drejtat e grave dhe vajzave, arsimi, varfëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit jetësor.

"Promovimi i barazisë gjinore: rritja e ndërgjegjësimit për nevojën për të drejta dhe mundësi të barabarta për gratë dhe vajzat në të gjitha aspektet e jetës.

"Mbështetje për iniciativat shëndetësore: duke theksuar rëndësinë e qasjes në mbrojtjen shëndetësore.

"Zhvillim i qëndrueshëm: inkurajimi i praktikave dhe politikave të qëndrueshme të cilat do të mundësojnë rritje të barabartë të popullsisë dhe mbrojtjen e burimeve natyrore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR