• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dita Botërore e Obezitetit, mjekët paralajmërojnë se bëhet fjalë për sëmundje kronike komplekse

Dita Botërore e Obezitetit, mjekët paralajmërojnë se bëhet fjalë për sëmundje kronike komplekse

Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Me moton "Ndryshojmë sistemet për një jetë më të shëndetshme" sot në Klinikën e Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimet Metabolike do të shënohet Dita Botërore e Obezitetit.

Në ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesit të Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, kryetarit të Shoqatës Shkencore Obstetrike - OBEM dhe drejtorit të Klinikës për Endokrinologji.

Mjekët paralajmërojnë se obeziteti është sëmundje serioze kronike komplekse, e cila nëse nuk zbulohet në kohë, mund të çojë në shfaqjen e rreth 200 sëmundjeve të tjera kronike. Apelojnë për të thyer stigmën rreth obezitetit dhe për të rritur ndërgjegjësimin se çdo person obez duhet të shkojë në kohë te mjeku për të trajtuar obezitetin.

Në vend është hapur dhe Qendra për Menaxhimin e trashësisë, e cila funksionon në kuadër të Klinikës së endokrinologjisë, diabetit dhe sëmundjeve metabolike. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR