• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit - 23 Prilli

Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit - 23 Prilli

Shkup, 23 prill 2023 (MIA) - Sot në botë festohet Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit – 23 Prilli, e themeluar nga UNESCO në vitin 1995.

Kjo datë festohet çdo vit globalisht, si një datë simbolike në letërsinë botërore sepse kjo ditë lidhet me personalitete brilante të fjalës së shkruar si Miguel de servantes, Uilliam Shekspir, Lope De Vega. Ideja bazohet në zakonin e vjetër katalanas për të dhuruar një libër dhe një trëndafil.Biblioteka Kombëtare dhe Universitare "Shën. Kliment i Ohrit" - Shkup tradicionalisht do ta shënojë Ditën Botërore të Librit dhe së Drejtës së Autorit, me një manifestim që do të mbahet nesër në ambientet e Bibliotekës me leximin e pjesëve nga romani "Don Kishoti", dhe ekspozitën e librave "Kujtimi i Hjusto Horhe Padron", të cilin do ta hapë bashkëshortja e tij Kleopatra Filipova.

BKU edhe këtë vit mori mbështetje nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës, Ambasada e Gjermanisë dhe shtëpitë botuese Ars lamina dhe Ars - studio. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR