Ditë këshilldhënëse mes Fondit të SPIM dhe bartësit gjerman për sigurim pensional
- Ditë të rregullta këshilldhënëse mes përfaqësuesve të Fondit të SPIM dhe bartësit gjerman për sigurim pensional do të mbahen sot dhe nesër në Shkup.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:04, 18 nëntor, 2025
Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Ditë të rregullta këshilldhënëse mes përfaqësuesve të Fondit të SPIM dhe bartësit gjerman për sigurim pensional do të mbahen sot dhe nesër në Shkup.
Siç kumtoi SPIM, në kuadër të ditëve këshilldhënëse qytetarët do të kenë mundësi të marrin këshilla për të drejtat e tyre nga sigurimi pensional dhe invalidor të cilat dalin nga zbatimi i Marrëveshjes për sigurim social mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Republikës federale të Gjermanisë.
Qytetarët do të mund të informohen për kushtet për realizim të së drejtës së pensionit, sipas rregullave juridike të të dy shteteve dakorduese, procedurën për kinfirmim të stazhit të kryer në RF të Gjermanisë, dokumentacionit të nevojshëm gjatë parashtrimit të kërkesës për realizim të së drejtës së pensionit gjerman, procedurës për kthim të kontributeve, pagesë të pensionit gjerman në Maqedoni të Veriut dhe çështje të tjera.
SPIM informon se palët e interesuara mund të caktojnë termin në numrat e telefonit: 02 3250 452, 02 3250 453 dhe 02 3250 454.
Fondi i SPIM i njofton palët se me vete duhet të sjellin dëshmitë për sigurimin në RF të Gjermanisë, si dhe dokumentin për identifikim (letërnjoftim apo pasaportë). ab/
Foto: FSPIM