Ditë e hapur për strehim të qenve në stacionin e pranimit të NP "Lajka"
- Në NP "Lajka" sot do të mbahet ditë e hapur për strehim dhe shoqërim me qentë nga stacioni i pranimit, në periudhën prej orës 11 deri në 14:00.
- Post By Sara Ademi
- 09:34, 10 qershor, 2023
Shkup, 10 qershor 2023 (MIA) - Në NP "Lajka" sot do të mbahet ditë e hapur për strehim dhe shoqërim me qentë nga stacioni i pranimit, në periudhën prej orës 11 deri në 14:00.
"Këtë të shtunë do të keni mundësinë të takoni qentë që presin të gjejnë shtëpinë e tyre, të shëtisin në strehimoren tonë, të takoni punonjësit që do t'ju ndihmojnë të zgjidhni manarin tuaj të ri dhe t'ju fusin në procesin e adoptimit", thonë nga "Lajka" në ftesë.
Në stacionin e tyre ata kanë rreth 120 qen që sipas tyre presin të gjejnë shtëpinë e tyre, disa prej tyre janë manarë me pronësi të braktisur, disa të braktisur në rrugë, por asnjëri prej tyre nuk u gjend në këtë situatë për fajin e tij.
"Secili prej tyre meriton një shans të barabartë për një shtëpi, çdo qen mund dhe duhet të jetë një manarë dhe të ketë familjen e tij, ata thjesht duan t'i përkasin dikujt dhe të kenë mundësinë të japin dashurinë e tyre të pakushtëzuar. Qeni është miku më i mirë i njeriut dhe besoni se ajo miqësi zgjat përgjithmonë", thonë nga NP "Lajka". sa/
foto: NP "Lajka"