• e martë, 24 dhjetor 2024

Ditë e Hapur për qytetarët në kazermat në Shkup, Shtip dhe Tetovë me rastin e Ditës së NATO-s

Ditë e Hapur për qytetarët në kazermat në Shkup, Shtip dhe Tetovë me rastin e Ditës së NATO-s

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Me rastin e Ditës së NATO-s, si pjesë e aktiviteteve me të cilat shënohen tre vite të anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në Aleancë, një numër i madh qytetarësh sot patën mundësi t'i vizitojnë kazermat "Ilinden" në Shkup, "Jane Sandanski" në Shtip dhe "Kuzman Josifovski Pitu" në Tetovë.

Në ditën e hapur, para vizitorëve janë shfaqur një pjese e mjeteve dhe pajisjeve, si edhe stërvitje ushtarako-demonstruese, që janë pjesë e trajnimit të njësiteve të stacionuara në kazermat e dhëna. Të pranishmit kanë pasur mundësi përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me pjesëtarët e Armatës të njoftohen me armatimin, pajisjes dhe trajnimin e pjesëtarëve të Armatës.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka marrë pjesë në aktivitetet në kazermën "Jane Sandanski" në Shtip, ku së bashku me numrin e madh të qytetarëve i ka ndjekur aktivitetet e organizuara nga batalioni i dytë i këmbësorisë, si edhe parakalimin e automjeteve të lehta të blinduara "JLTV oshkosh", për të cilat ka pasur interes të madh nga të pranishmit.

"Demonstrimi i mjeteve dhe trajnimit nxiti interes të veçantë tek të rinjtë, të cilët ishin në numër të madh dhe profesioni ushtarak dhe mundësitë që i ofron i njëjtë, si pjesë e familjes së NATO-s, për një pjesë prej tyre mbase do të jetë profesion i ardhshëm i tyre. Aktiviteti i sotëm është pjesë e bashkëpunimit civilo-ushtarak të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilën tradicionalisht para qytetarëve në mënyrë transparente shfaqen aktivitetet, pajisjet dhe mjetet të cilat janë pjesë e procesit të modernizimit, përmes mundësimit të qasjes jo të drejtpërdrejtë për të gjithë të interesuarit, veçanërisht gjatë shënimit të datave të rëndësishme", thuhet në kumtesën e Zyrës për marrëdhënie me opinionin në Shtatmadhorinë e Armatës.

Foto: MM - Shtatmadhëria e Armatës

QËNDRONI TË LIDHUR