Ditë e hapur e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore
- Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore sot organizon Ditë të Hapur me pjesëmarrjen e anëtarëve të biznesit të Odës dhe anëtarëve të Qeverisë dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.
- Post By Sara Ademi
- 07:58, 16 janar, 2025

Shkup, 16 janar 2025 (MIA) - Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore sot organizon Ditë të Hapur me pjesëmarrjen e anëtarëve të biznesit të Odës dhe anëtarëve të Qeverisë dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.
Organizatori kumtoi se qëllimi i Ditës së hapur është përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe publik.
Përveç kryetarit të Odës, Mendi Qyra, në ngjarje do të mbajnë fjalim edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të eksportit, Refik Xhemaili. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s