• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ditë e hapur e Armatës me rastin e përvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75 vite nga themelimi i Armatës

Ditë e hapur e Armatës me rastin e përvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75 vite nga themelimi i Armatës

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Në Stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup sot do të mbahet Ditë e hapur e Armatës, organizuar me rastin e katërvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75-vjetorit të themelimit të Armatës.

Në ditën e hapur do të marrin pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë, gjenerali Azim Nuredin.

Qytetarët e Shkupit do të mund ta vizitojnë Ditën e hapur në të cilën, krahas mjeteve të ekspoziara ushtarake, automjete dhe pajisje, do të mund të ndjekin edhe stërvitje treguese nga pjesëtarët e batalionit për forca speciale, shkathtësi alpine të renxherëve, stërvitje me qen të armatës, si dhe muzikë nga Orkestra ushtarake.

Pjesëtarët e Armatës do t'i njohin qytetarët me karakteristikat teknike të një pjese të armatimit dhe pajisjes së njësive kë,bësorike, njësisë për ABHO, policisë ushtarake, njësive speciale, njësive për lidhje, njësive inxhinierike dhe disa lloje të automjeteve ushtarake.

Mes ekspozimeve do të jenë edhe automjetet më të reja blinduese JLTV, Kobra, helikopteri i Armatës MI/17 dhe makina - robot për gjetje të mjeteve shpërthyese.

Në shtande të posaçme, Akademia ushtarake "Gjenerali Mihajllo Apostollski" do t'i prezantojë programet dhe mundësitë e veta për studim në Akademi, do të prezantohen profesioni i pilotit ushtaral dhe mundësitë për prnaim në Armatë si ushtarë profesionistë, ndërsa qytetarët do të mund të marrin ekzemplar nga magazina e Ministrisë së Mbrojtjes, "Mburoja". ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR