Dislokohet zyra e zëdhënësit kryesor të talebanëve afganë nga Kabuli në Kandahar
- Zëdhënësi kryesor i talebanëve afganë, Zabiullah Muxhahid, ka dislokuar zyrën e tij nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, në qytetin jugor Kandahar, në provincën me të njëjtin emër.
Kabul, 6 prill 2023 (MIA) - Zëdhënësi kryesor i talebanëve afganë, Zabiullah Muxhahid, ka dislokuar zyrën e tij nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, në qytetin jugor Kandahar, në provincën me të njëjtin emër.
Në kumtesën nga Ministria e Informacioneve e Talibanëve theksohet se zëvendësi i Muxhahidit, Inamullah Samangani, gjithashtu do të transferohtj në Kandahar.
Është hera e parë që një zyrtar i lartë taleban ka zhvendosur zyrën e tij nga Kabuli në një vend tjetër.
Provinca e Kandaharit është shtëpia e liderit suprem të talebanëve, Haibatullah Ahunxhada,si dhe vendi ku ka ndodhur lëvizja talebane.