• e hënë, 23 dhjetor 2024

Disa të arrestuar në protestën kundër vizitës së kryetares së Gjykatës speciale për Koovën, Trendafillova

Disa të arrestuar në protestën kundër vizitës së kryetares së Gjykatës speciale për Koovën, Trendafillova

Prishtinë, 29 nëntor 2023 (MIA) - Lideri i Partisë socialdemokrate të Kosovës (PSD), Dardan Molliqaj është arrestuar nga policia e Kosovës pas protestës kundër kryetares së Dhomave të specializuara të Kosovës, siç është emri zyrtar i Tribunalit ndërkombëtar për krime të luftës në Kosovë, Ekaterina Trendafillova, lajmëroi  korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Trendafillova sot arriti për vizitë pune në kryeqytetin kosovar me përfaqësues të shoqërisë civile, në kuadër të Programit të tribunalit ndërkombëtar për komunikim dhe ngritje të vetëdijes publike.

Forca të shumta policore e siguruan vendin ku Trendafillova u takua me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë, derisa aktivistë të PSD-së gjuanin gaz lotsjellës në brendinë e hotelit ku ishte takimi.

Policia me gaz lotsjellës i shpërndau demonstruesit e tjerl, me ç'rast nuk i kurseu as gazetarlt, ndërsa disa prej tyre, sipas mediumeve, edhe ishin lënduar.

Përveç Molliqajt, policia sot pasdite arrestoi edhe pesë aktivistë të PSD-së.

Paraprakisht, lideri i PSD-së, në fjalimin para demonstruesve deklaroi se kryetarja e Gjykatës speciale, Trendafillova është e padëshirueshme në Kosovë, sepse ka qëllim politik UÇK-në ta paraqesë si organizatë kriminele.

Ai tha se "çdoherë kur Kosova është afër marrëveshjeve të këqija me Serbinë, ka ndjekje për pjesëtarët e UÇK-së".

Molliqaj e akuzoi kryeminitrin Kurti se i gëzohet qëndrimit në Hagë të ish-liderëve të UÇK-së dhe se "derisa ata atje po gjykohen, Kurti po u jep autonomi serbëve në Kosovë".

Pas qetësimit të situatës, nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati kërkoi lirimin e Molliqajt dhe të arrestuarve të tjerë, ndërkaq e akuzoi policinë se është e instrumentalizuar me vendime politike dhe se po zbaton dhunë joproporcionale ndaj demonsstruesve.

Kastrati theksoi se qëllimi i PSD-së ihte që përmes metodave simbolike ta kundërshstojë vizitën e Trendafillovës, e njëherit paralajmëroi se do të ndërmerren edhe veprime të tjera kundëlr Gjykatës speciale. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR