• e hënë, 23 dhjetor 2024

Disa pjesë të Sarajit dhe Gjorçe Petrovit nesër pa rrymë, ndërsa pa ujë disa pjesë të Kisella Vodës dhe Aerodromit

Disa pjesë të Sarajit dhe Gjorçe Petrovit nesër pa rrymë, ndërsa pa ujë disa pjesë të Kisella Vodës dhe Aerodromit

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, pas informacioneve të mara nga EVN Maqedonia dhe Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup njofton se disa pjesë të komunave Saraj dhe Gjorçe Petrov do të mbesin pa energji elektrike gjatë ditës së nesërme, ndërsa në disa pjesë të komunave Kisella Vodë dhe Aerodrom do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Siç informojnë nga QRMK, për shkak të intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve në fshatin Lubin në Komunën e Sarajit, gjegjësisht prej orës  09:00 deri në orën 13:00, si dhe vilat në Vele Pole, pjesë e fshatit Kuçkovë, vilat në Kuçkovë, Karaullë Çashkë dhe fshati Graçan në Komunën Gjorçe Petrov.

Përderisa për shkak të një defekti në bulevardin "Video Smilevski Bato" pa numër, nga QRMK njoftojnë se nesër prej orës 9:00 e deri në sanimin e defektit pa ujë do të mbesin shfrytëzuesit e Rajonit Qendër - lagjja Lisiçe e Re në Komunën e Aerodromit, ndërsa në periudhën e njëjtë, për shkak të realizimit të punimeve në rrugën "Hristo Tatarçev" 16, ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës "Hristo Tatarçev", si dhe disa pjesë të rrugëve "Pushkinova", "Petar Deljan" dhe "Boris Trajkovski" në Komunën e Kisella Vodës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR