• e hënë, 23 dhjetor 2024

Disa pjesë të Kaledonisë së re janë jashtë kontrollit shtetëror

Disa pjesë të Kaledonisë së re janë jashtë kontrollit shtetëror

Paris, 17 maj 2024 (MIA) - Rajone të territorit pacifik Kaledonia e Re janë jashtë kontrollit shtetëror, deklaroi sot një përfaqësues i Qeverisë franceze, duke paralajmëruar sistemime të reja të forcave të sigurisë pas dhunës vdekjeprurëse disaditëshe.

"Do të arrijë përforcim...që t'i kontrollojmë rajonet që nuk kanë qenë nën kontrollin tonë gjatë ditëve të kaluara", deklaroi në brifing komisari i lartë i Republikës në Kaledoninë e Re, Luj Le Fran.

Gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në arkipelagun francez pasi kundërshtimi i planit të Parisit për ndryshim të rregullave për votim aty u shndërrua në shkaktimin e zjarreve, grabitje dhe dhunë, me ç'rast jetën e kanë humbur pesë persona, ndërsa qindra janë lënduar.

Si pjesë të gjendjes së jashtëzakonshme, janë arrestuar rreth 200 nga rreth 5.000 kryengritës, kumtuan autoritetet franceze.

Trazirat filluan kur deputetët francezë i kanë miratuar planet që t'u lejohet atyre të cilët janë shpërngulur në territor para së paku 10 viteve, të votojnë në zgjedhjet lokale. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR