Disa kompani nga industria e mbrojtjes janë të interesuar të investojnë në Maqedoni, paralajmëron Misajllovski
- Në Ministrinë e Mbrojtjes në nivel mujor vijnë disa kompani na sektori i industrisë së mbrojtjes të cilët janë të interesuar të shqyrtojnë mundësitë e investimit në Maqedoninë e Veriut, tha ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në një deklaratë për MIA-n nga Brukseli.
- Post By Fami Bajrami
- 15:24, 15 tetor, 2025
Bruksel, 15 tetor 2025 (MIA) - Në Ministrinë e Mbrojtjes në nivel mujor vijnë disa kompani na sektori i industrisë së mbrojtjes të cilët janë të interesuar të shqyrtojnë mundësitë e investimit në Maqedoninë e Veriut, tha ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në një deklaratë për MIA-n nga Brukseli.
"Mendoj se së shpejti do të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi me njërën nga këto kompani dhe ka edhe një kompani tjetër vendase që dëshiron të zgjerohet", ka thënë Misajllovski.
Ai paralajmëroi se një kompani nga Maqedonia ka nënshkruar memorandum me një kompani të huaj për ndërtimin e një fabrike dhe se ka dy ose tre iniciativa të tjera ku do të diskutohet për tokën, legjislacionin ekzistues dhe metodat dhe procedurat për investime.
"Është mirë që ka kompani që duan të vijnë në Maqedoni, sepse kjo është ende një industri specifike e ndërtuar me qëllim. Është mirë të ketë përparim në këtë fushë pas disa vitesh stagnim", ka thënë Misajllovski.
Ministri theksoi se shteti dhe Qeveria i inkurajojnë këto kompani të investojnë dhe janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë përmes instrumenteve në dispozicion.
"Të gjithë janë të mirëpritur, si dhe çdo kompani që ka qëllime të mira. Ky qëllim i mirë, sigurisht, duhet të përkthehet në investime. Si Qeveri, ne do të ndihmojmë dhe është e rëndësishme ta zhvillojmë atë industri gjithnjë e më shumë. Do të japin gjithçka nga vetja si shtet për të tërhequr investime të huaja dhe do të ishte më mirë nëse këto fabrika do të ndërtoheshin në ato pjesë të vendit tonë ku ka nevojë për këtë. Do të punojmë në atë fushë dhe shpresoj se së shpejti do të jeni dëshmitarë të nënshkrimit të një memorandumi të tillë", ka thënë Misajllovski në një deklaratë për MIA-n.
Foto: arkivi i MIA-s