• e enjte, 07 nëntor 2024

Dimovski: Stafi mekanik dhe ekzekutiv i HRMV Transport në bojkot me ndërprerje të qarkullimit hekurudhor

Dimovski: Stafi mekanik dhe ekzekutiv i HRMV Transport në bojkot me ndërprerje të qarkullimit hekurudhor

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Stafi mekanik dhe ekzekutiv në Hekurudhat e RMV Transport në ora 16:00 filloi bojkotin me ndërprerje të plotë të punës së hekurudhës për shkak të shpenzimeve të papaguara të udhëtimit muajin e fundit, deklaroi për MIA-n Toni Dimovski, përfaqësuesi i stafit ekzekutiv mekanik dhe kryetar i Sindikatës së makinistëve në kompaninë hekurudhore.

Dimovski paralajmëroi se trenat e udhëtarëve dhe mallrave nuk do të qarkullojnë, ndërsa treni i parë që nuk do të jetë në qarkullim është numri 631 në linjën Shkup-Gevgjeli, i cili niset në ora 16:55.

“Është informuar menaxhmenti i cili premton se mjetet do të lëshohen nga e hëna, por mbetet vendimi i stafit mekanik dhe ekzekutiv për bojkot", tha Dimovski. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR