• e enjte, 04 dhjetor 2025

Dimovska-Hricova: Dialogu i vazhdueshëm do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit parlamentar

Dimovska-Hricova: Dialogu i vazhdueshëm do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit parlamentar

 Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska,sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricova. Në takim u bisedua për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, si në nivel institucional, ashtu edhe në nivel të grupeve parlamentare të bashkëpunimit, informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit.

 Dimovska e theksoi përkushtimin e Kuvendit për forcimin e kapaciteteve administrative dhe shkëmbimin e praktikave të mira me qëllim të përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës së punës së Shërbimit. Njëkohësisht, u theksua gatishmëria e të dyja palëve për të organizuar aktivitete të përbashkëta, takime pune dhe vizita studimore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

 Ambasadorja shprehu mbështetjen e Republikës së Sllovakisë për zhvillimin e vendit tonë dhe përcolli një iniciativë për partneritet më të fortë midis dy dhomave legjislative. Ajo theksoi se komunikimi i rregullt dhe shkëmbimi i përvojave në nivel deputetësh përfaqësojnë një segment të rëndësishëm në avancimin e proceseve demokratike.

 Të dyja palët ranë dakord që dialogu dhe koordinimi i vazhdueshëm do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit parlamentar.

 Foto: Kuvendi

 

QËNDRONI TË LIDHUR