• e premte, 05 dhjetor 2025

Dimova: Lirohem nga faji se kam keqpërdorur para evropiane, ndërkaq nga ana tjetër paratë që janë shfrytëzuar për atë që më akuzojnë, vijnë nga fonde operativ i BE-së

Dimova: Lirohem nga faji se kam keqpërdorur para evropiane, ndërkaq nga ana tjetër paratë që janë shfrytëzuar për atë që më akuzojnë, vijnë nga fonde operativ i BE-së

Shkup, 18 shtator 2025 (MIA) - Lirohem nga faji se kam keqpërdorur para evropiane, ndërkaq nga ana tjetër jam akuzuar për shkak se nuk iu kam përmbajtur procedurave për veprat të cilat më ngarkohen, megjithatë, gjykatësja vazhdimisht përsëriste se paratë të cilat janë shfrytëzuar për atë që më akuzojnë, vijnë nga fondi operativ i BE-së, do të thotë, ato janë para evropiane, për të cilat paraprakisht më liron se nuk i kam keqpërdorur, tha ish-drejtoresha e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Lidija Dimova, të cilën sot Gjykata themelore penale Shkup e shpalli fajtore për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe e dënoi me dënim me burg prej dy viteve.

Dimova, në deklaratë për mediumet pas shqiptimit të aktvendimit, tha se nuk është e befasuar nga aktvendimi.

"Nuk jam shumë e befasuar, posaçërisht për arsye se në dy-tre javët e fundit i ringjallën gomerët që janë trajnuar dhe mendoj se kjo është edhe një lojë politike, me atë fatkeqësi që në këtë rast të dyja palët edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE kanë dobi që unë të dënohem", deklaroi Dimova.

Gjykata themelore penale Shkup Dimovën e shpalli fajtore për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit,  ndërkaq e liroi nga faji për veprën mashtrim.

Dimova është dënuar me dy vite burg, duhet t'i mbulojë shpenzimet e gjykatës, si dhe në afat prej gjashtë muajve t'ia kompensojë edhe dëmin prej 22,7 milionë denarëve Agjencisë nacionale. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR