• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dimitrovski: E ardhmja e Maqedonisë në BE nuk mund të varet nga puna e komisionit historik me Bullgarinë

Dimitrovski: E ardhmja e Maqedonisë në BE nuk mund të varet nga puna e komisionit historik me Bullgarinë

 Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski sot në Sofje ka marrë pjesë në forumin "BE takon Ballkanin", organizuar nga Klubi Atlantik i Bullgarisë dhe Grupi ALDE i Parlamentit Evropian, njoftoi Lidhja Demokratike.

 

Në debat me ministra dhe zëvendësministra të punëve të jashtme për Eevropë të vendeve të Ballkanit, Rumania dhe Turqia, zëvendësministri Dimitrovski theksoi se Maqedonia është kampione në Evropë për mbrojtjen e të drejtave etnike dhe se ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë në vetvete nuk përbëjnë problem.

"Ajo që po shqetëson është e gjithë paketa me kornizën e negociatave, përfshirë edhe protokollet.  Nëse integrimi i Maqedonisë në BE varet nga rezultatet e punës së Komisionit të përbashkët Maqedoni-Bullgari për Çështje Arsimore dhe Historike, atëherë mund të vonohet shumë. Komisione të tilla historike ndërshtetërore pas Luftës së Dytë Botërore, si ato midis Gjermanisë dhe Francës ose Gjermanisë dhe Polonisë, mund të punojnë për dekada përpara se të japin rezultate. Është e nevojshme që çështjet dypalëshe të identitetit dhe historisë të jenë jashtë procesit të negociatave", theksoi Dimitrovski.

 Në forum fjaliume kanë pasur edhe zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Foto: Lidhja Demokratik

 

QËNDRONI TË LIDHUR