• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dimitrovska për MIA-n: Kemi hapur lëndë për akuzat kundër ish ministres së Kulturës

Dimitrovska për MIA-n: Kemi hapur lëndë për akuzat kundër ish ministres së Kulturës

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), sot ka hapur lëndë pas zërave për akuza për keqpërdorim të parave buxhetore nga ish ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Tatjana Dimitrovska në deklaratën për MIA-n tha se nesër do ta dërgojnë kërkesën për sigurimin e dokumentacionit.

VMRO-DPMNE prej dje ka nisur me konferenca për media të emërtuar si "Bisera Antoaneta" ku pretendohet se ish ministrja e Kulturës për udhëtime zyrtare ka shpenzuar mjetet buxhetore për qëllime private.

Kostadinovska- Stojçevska sot në konferencë për media tha se do të përgjigjet nëse konstatohet parregullsi, ndërsa në të kundërtën paralajmëron padi kundër VMRO-DPMNE-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR