• e premte, 05 dhjetor 2025

Dimitrovska nuk guxon të ketë kontakt me lëndë, postë dhe dokumente të tjera lidhur me punën e Antikorrupsionit

Dimitrovska nuk guxon të ketë kontakt me lëndë, postë dhe dokumente të tjera lidhur me punën e Antikorrupsionit

Shkup, 25 prill 2025 (MIA) – Kryetarja aktuale e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, e cila është e dyshuar për zbulim të sekreteve zyrtare në rastin “Aditiv” nuk guxon të ketë kontakt me lëndë, postë dhe dokumente të tjera lidhur me punën e Antikorrupsionit, ndërsa njëherësh nuk mund të votojë dhe të shpërndajë lëndë. 

Dimitrovska, dje ishte nxjerrë para Gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, i cili duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë, i përcaktoi masa të kujdesit dhe ndalesë për ndërmarrjen e aktiviteteve të punës. 

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dje informoi se në kuadër të lëndës “Aditiv” nga dëshmitë e grumbulluara është marrë Urdhër për zbatimin e hetimit për edhe tre persona – një i punësuar në njërin prej personave juridikë, i cili akuzohet për Shoqërim kriminal, Keqpërdorim të procedurës për furnizime publike dhe Pastrim parash dhe kontribute të tjera nga vepra penale, përderisa një person zyrtar i punësuar në Filialin TEC Negotinë dhe për kryetaren aktuale të KSHPK-së dyshohen për veprën penale Zbulim të sekretit zyrtar. 

Përbërja e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Kuvend ishte votuar më 22 dhjetor të vitit 2023 me 97 vota “për”, ndërsa betim solemn anëtarët dhanë më 8 shkurt të vitit të kaluar. 

Tatjana Dimitrovska, e cila është ekonomiste e diplomuar, ishte zgjedhur kryetare e komisionit. Deri në zgjedhje, ajo ishte e punësuar në Entin Shtetëror të Revizionit (ESHR). 

Për kryetarë dhe anëtarë të KSHPK-së, ishin paraqitur 41 kandidatë. 

Gjykatësi në procedurën paraprake, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike të Republikës së Maqedonisë NKOK u përcaktoi masë paraburgimi dhe masa të kujdesit tre personave, me të cilat ishte zgjeruar hetimi për “Aditiv”.

"Gjegjësisht, kundër B.N. i dyshuar për veprat penale: Shoqërim kriminal, keqpërdorim të procedurës së furnizimit publik dhe pastrim parash dhe të ardhurave të tjera nga veprat penale, ai u dënua me 30 ditë paraburgim, për shkak të ekzistencës së themeleve nga neni 165 paragrafi 1, pika 1, 2 dhe 3 nga LPP ndërsa për B.P.M. dhe T.D. të dyshuar për vepër penale Zbulimi i sekreteve zyrtare, pranoi propozimin për përcaktimin e masave paraprake në përputhje me neni 146 paragrafi 1 pika 3 dhe pik 7 NG LPP-ja, gjegjësisht sekuestrim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit dhe ndalimin për lëshimin e një të reje dhe ndalimin për ndërmarrjen e aktiviteteve të caktuara të punës që lidhen me veprën penale", njofton Gjykata Themelore Penale e Shkupit.

Kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë të ankohen para Këshillit penal.

Sipas Prokurorisë, tregojnë se i dyshuari kryesor ishte anëtar i një grupi që synonte të kryente vepra penale: Shpërdorim i procedurës së tenderit publik, dhënia e një kontrate të furnizimit publik ose partneritetit publik-privat, Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale. Si punonjës i njërit prej personave juridikë të akuzuar, nga korriku 2022 deri në tetor 2024 me vetëdije kreu dy ose më shumë vepra të lidhura që përbëjnë kryerje të shumëfishtë të të njëjtit krim.

E dyshuara e dytë, në shtator të vitit 2024, si zyrtar i punësuar në filialin TEC Negotinë SHA EMV Shkup i ka vënë në dispozicion të dhëna një personi të paftuar të akuzuar në rastin Aditivë i cili në përputhje me nenin 289 nga LPP përbënë sekret zyrtar. 

E dyshuara e tretë kreu me vetëdije dy ose më shumë veprime të lidhura në kohë që paraqesin kryerje të shumëfishtë të të njëjtit veprim, duke përfituar nga e njëjta marrëdhënie e përhershme, të njëjtat mundësi dhe rrethana të tjera të ngjashme.

“Si person zyrtar, kryetare e KSHPK-së nga maji deri në dhjetor 2024, ajo i ka vënë në dispozicion një personi të paftuar të akuzuar në rastin Aditiv të dhëna që, në përputhje me nenin 25 dhe nenin 50 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, si dhe nenit 289 të LPP-së, përbëjnë sekret zyrtar. Përmes telefonit të saj zyrtar dhe aplikacioneve Viber dhe WhatsApp, ajo i ka siguruar të akuzuarit të dhëna mbi procedurat e filluara, mbi hapjen e lëndëve kundër personave juridikë dhe individëve aktualisht të akuzuar në rastin Aditiv dhe vendimet mbi to, si dhe të dhëna mbi kontrollin e pronës dhe familjes së tij. Me veprimet e saj, ajo ka zbuluar të dhëna që, sipas ligjit, konsiderohen sekret zyrtar dhe zbulimi i të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme si për shërbimin ashtu edhe për procedurat e zhvilluara para PTHPNKOK”, theksojnë nga Prokuroria.

Lënda “Aditivë” ka të bëjë me hetim për keqpërdorim të furnizimeve publike dhe pastrim parash lidhur me furnizimin e aditivëve për qymyr për nevojat e SHA EMV – filiali KME Manastir dhe KME Osllomej. Akuzohen 31 persona fizikë dhe 5 persona juridikë. 

Sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë organizuar dhe kryer riregjistrimin e personave juridikë për të anashkaluar procedurat e furnizimit publik, duke u mundësuar kompanive të caktuara të marrin marrëveshje dhe të përfitojnë pasuri të konsiderueshme. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR