• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dimitrov: Do të ngritim nismë për të miratuar ligjin për ndërtimin e Çebrenit me forcat e brendshme

Dimitrov: Do të ngritim nismë për të miratuar ligjin për ndërtimin e Çebrenit me forcat e brendshme

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Shoqata e inxhinierëve do të ngritë nismë për miratimin e ligjit me të cilin do të fillojë ndërtimi i Çebrenit me forcat e vendit, paralajmëroi sonte Konstantin Dimitrov, i cili është pjesë e kësaj shoqate.

Dimitrov tha për televizionit "Sitel" se ne kemi kapacitete që ta ndërtojmë vetë Çebrenin dhe se ky është një projekt që duhet ta bashkojë shoqërinë.

"Të miratohet ligji për ndërtimin e Cebrenit, Galishtes, Skoçivirit, përkatësisht të zgjidhet në mënyrë integrale programi me pellgjet e lumenjve ku Crna Reka është pjesë e Luginës së Vardarit. Të bëjmë një ligj që nuk mund të ndryshohet pavarësisht se cila qeveri vjen. Mjetet që nuk janë të mëdha duhet të definohen paraprakisht", tha Dimitrov.

Shoqata e Inxhinierëve në periudhën e kaluar reagoi deri te institucionet kompetente lidhur me tenderin për ndërtimin e Çebrenit. Ata shprehën dyshimin se janë bërë mangësi thelbësore, ligjore, ekonomike dhe ekspertiko-shkencore në procedurën e përgatitjes dhe realizimit të tenderit për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike me ndërtimin e hidrocentralit të Crna Rekës.

Tenderi i katërmbëdhjetë për ndërtimin e Çebrenit dështoi. Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova informoi sot se PCC greke Arhirodon nuk e ka vazhduar garancinë bankare.

"Në datën 31 dhjetor, zgjatja e garancisë bankare nga ofertuesi i përzgjedhur për tenderin për ndërtimin e Çebren nuk ka mbërritur dhe për këtë arsye oferta e PPC-Arhirodon nuk është më aktive. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) do ta informojë Qeverinë se tenderi ka dështuar, tha Shukova në konferencë për shtyp. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR