• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dimitrios Pashos drejtor i ri ekzekutiv i OKTA-s, Vuk Radoviq emërohet kryetar i ri i Bordit të Drejtorëve të kompanisë

Dimitrios Pashos drejtor i ri ekzekutiv i OKTA-s, Vuk Radoviq emërohet kryetar i ri i Bordit të Drejtorëve të kompanisë

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Bordi i drejtorëve të OKTA SHA - Shkup e emëroi Dimitrios Pashos për ushtrues të ri detyrës, anëtar ekzekutiv i Bordit të drejtorëve dhe drejtor ekzekutiv të kompanisë. Në të njëjtën kohë, drejtori i mëparshëm ekzekutiv i OKTA-s, Vuk Radoviq, merr postin e kryetarit të Bordit të Drejtorëve të kompanisë. Gjithashtu, është prezantuar edhe një post i ri, zëvendëskryetar i Bordit të Drejtorëve, në të cilin është emëruar Vasilios Bagiokos, anëtar joekzekutiv dhe i pavarur i Bordit, njoftojnë nga kompania.

Pashos është master në financa ndërkombëtare, i cili e njeh shumë mirë kompaninë dhe gjendjen e tregut vendas dhe global të energjisë, pasi deri në emërimin e tij në detyrën e re ka qenë drejtor i financave dhe administrimit të OKTA-s, në të cilën u emërua në korrik 2019. Deri në emërimin e drejtorit të ri të financës dhe administratës, Pashos do të vazhdojë të kryejë edhe këtë funksion.

Që nga fillimi i vitit 2020, nga ana tjetër, Radoviq mbante postin e drejtorit ekzekutiv të OKTA-s.

Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve zgjodhi tre anëtarë në detyrë të Bordit të Drejtorëve, përkatësisht Dionisios Routsis, anëtar joekzekutiv i Bordit të Drejtorëve, Dimitrios Pashos, anëtar ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve dhe drejtor ekzekutiv dhe Theodora Petroula, anëtare joekzekutive dhe e pavarur e Bordit të Drejtorëve.

Siç theksojnë nga kompania, vendimet hyjnë në fuqi më 24 korrik 2023. ls/

Foto: OKTA

 

QËNDRONI TË LIDHUR