• e enjte, 04 dhjetor 2025

Dimitrievski: Fitova po aq vota sa gjashtë kundërkandidatët e tjerë

Dimitrievski: Fitova po aq vota sa gjashtë kundërkandidatët e tjerë

Kumanovë, 19 tetor 2025 (MIA) - Më lejoni t'i falënderoj qytetarët e Kumanovës dhe të Maqedonisë për "zgjedhjet skandinave", tha kryetari i Lëvizjes ZNAM- Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski nga sheshi i qytetit të Kumanovës.

Sipas 80 për qind të votave të përpunuara nga Qendra analitike e ZNAM, Dimitrievski, siç deklaroi ai, kryeson ndaj gjashtë kundërkandidatëve si dhe listës së këshilltarëve të ZNAM. Ai theksoi se ka aq vota me mbështetje të VMRO-DPMNE-së sa gjashtë kandidatët e tjerë.

"Këtë herë, as në Kumanovë dhe as në Maqedoni nuk shohim kandidatë për kryetar bashkie të ndiqen nga ekipet e policisë, po ushtrohet presion shtesë mbi të gjithë ne. Me këtë rast, dua të falënderoj të gjithë banorët e Kumanovës që dolën dhe votuan për mua dhe listën e këshilltarëve të ZNAM-it", tha Dimitrievski.

Kryetari i ZNAM-it nuk e dinte nëse do të ketë raund të dytë, sepse nuk janë përpunuar të gjitha të dhënat, por pret fitore në raundin e dytë. Ai tha se qytetarët e njohin vazhdimësinë, zhvillimin e Kumanovës. Lidhur me listën e këshilltarëve, ai tha se është fitues dhe së bashku me VMRO-DPMNE-në që është menjëherë pas tyre, tha se do të bëjnë një shumicë të fortë si me partnerët e tjerë nga qeverisja e mëparshme lokale.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR