Dimitrievski e hapi Kongresin e dytë të Lëvizjes ZNAM - për Maqedoninë tonë
- Kongresin e dytë të Lëvizjes ZNAM - për Maqedoninë tonë sot në Shkup e hapi kryetari i partisë, Maksim Dimitrievski i cili në emër të tij dhe udhëheqjes së partisë falënderoi të gjithë individët dhe grupet që morën pjesë në procesin e formimit të organizatave komunale dhe Organizatës së qytetit të partisë në Shkup.
- Post By Fami Bajrami
- 14:54, 29 qershor, 2025
Shkup, 29 qershor 2025 (MIA) - Kongresin e dytë të Lëvizjes ZNAM - për Maqedoninë tonë sot në Shkup e hapi kryetari i partisë, Maksim Dimitrievski i cili në emër të tij dhe udhëheqjes së partisë falënderoi të gjithë individët dhe grupet që morën pjesë në procesin e formimit të organizatave komunale dhe Organizatës së qytetit të partisë në Shkup.

Në emër të tij dhe në emër të përbërjes aktuale të Këshillit ekzekutiv të partisë, propozoi përbërjen e kryesisë së punës së Kongresit të dytë, përkatësisht Sekretarin e përgjithshëm të partisë, Goran Minçev si anëtar të kryesisë, nënkryetarët e partisë Vesna Bendevska dhe gjeneral Pavle Arsoskin, sekretarin organizativ Sasho Petrushevski dhe kryesuesin e Këshillit qendror Igor Fillkov.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Dimitrievski iu referua kongresit të parë themelues të ZNAM-it në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, ku, siç tha ai, "u etabluan si një subjekt i ri politik në skenën politike të vendit dhe mori besimin për të qenë u.d kryetar i partisë dhe kandidat partiak për zgjedhjet e atëhershme presidenciale".

"Me shumë besim, energji dhe entuziazëm bashkë e drejtuam fushatën dhe morëm dhe fituam mbështetje serioze nga qytetarët, sepse ata e njohën vizionin dhe qëndrimin tonë të qartë se politika mund dhe duhet të bazohet në ndershmëri, integritet dhe shumë dashuri për atdheun tonë të përbashkët. Rezultati që arritëm ka qenë mbresëlënës. Për vetëm katër muaj që nga formimi i një partie të re politike me vetëm 14 organizata komunale të formuara deri në atë moment në të gjithë vendin, fituam për kandidatin presidencial 87 mijë vota, të pastra si loti, gjashtë mandate parlamentare dhe treguam e dëshmuam se jemi në rrugën e duhur në krijimin e një subjekti politik që do të qëndrojë në skenën politike me platformë autentike dhe vizion për zhvillimin e Maqedonisë sonë", tha Dimitrievski.
Foto: MIA