Dimitrieska-Koçoska: Po planifikohet me kujdes emetimi i euroobligacionit, procedura ka filluar, vijojmë me projeksionet e planifikuara
- Ministria e Financave dhe Qeveria nuk do të heqin dorë nga projeksionet e planifikuara në Strategjinë fiskale dhe Strategjinë e menaxhimit të borxhit publik, ndërsa huamarrja e paralajmëruar në tregun ndërkombëtar përmes emetimit të euroobligacionet të ri është planifikuar me kujdes dhe është në kuadër të qëllimeve të përcaktuara për mbarëvajtjen e stabilitetit të borxhit publik, po ashtu janë servisuar në kohë edhe detyrimet dhe janë siguruar mjetet për nevojat buxhetore, thotë ministrja e Financave Dimitrieska Koçoska.
- Post By Sara Ademi
- 13:15, 25 shtator, 2025
Shkup, 25 shtator 2025 (MIA) - Ministria e Financave dhe Qeveria nuk do të heqin dorë nga projeksionet e planifikuara në Strategjinë fiskale dhe Strategjinë e menaxhimit të borxhit publik, ndërsa huamarrja e paralajmëruar në tregun ndërkombëtar përmes emetimit të euroobligacionet të ri është planifikuar me kujdes dhe është në kuadër të qëllimeve të përcaktuara për mbarëvajtjen e stabilitetit të borxhit publik, po ashtu janë servisuar në kohë edhe detyrimet dhe janë siguruar mjetet për nevojat buxhetore, thotë ministrja e Financave Dimitrieska Koçoska.
Ajo duke qenë e ftuar në TV 21 thekson se qëllimi ynë është që të dalim në tregun ndërkombëtar dhe ta emetojmë euroobligacionin në momentin më të volitshëm.
"Në këtë drejtim, gjatë qëndrimit tim në SHBA, në muajin tetor në takimet e vjeshtës me Bankën Botërore dhe FMN-në, kam patuar takime me investitorë potencialë. Mund të theksoj se momentalisht kjo çështje është një nga aktivitetet prioritare të Ministrisë së Financave", theksoi ministrja e Financave.
Ajo shtoi se procedura e emetimit të euroobligacionit veçmë ka filluar. Plani është që në muajin janar të bëhet emetimi i euroobligacionit në tregun ndërkombëtar.
"Është planifikuar të sigurohen 950 milionë euro përmes emetimit të euroobligacioni të ri. Nga kjo vlerë, 700 milionë euro do të ndahen për rifinancimin e euroobligacionit të emetuar në vitin 2020, ndërsa pjesa tjetër prej 250 milionë eurove do të shfrytëzohet për financimin e buxhetit, si çdo vit. Më saktësisht, është planifikuar që deficiti buxhetor të financohet pjesërisht përmes tregut të brendshëm dhe pjesërisht përmes financimit të jashtëm, përkatësisht emetimit të euroobligacionit në fjalë", theksoi ministrja.
Duke iu referuar projeksioneve të planifikuara të nivelit të borxhit publik në përputhje me strategjinë, ajo theksoi se Qeveria nuk ka ndërmend t’i ndryshojë planet e parashikuara nga Strategjia fiskale, por që me siguri do të duhet të merret parasysh edhe zhvillimi çështjeve në periudhën e ardhshme.
"Deri në muajin qershor të vitit 2025, borxhi publik ishte në nivel prej 58.5% të PBB-së, me ç’rast të dhënat e fundit që kemi në Ministrinë e Financave që nga muaji korrik tregojnë nivel prej 58.7% të PBB-së. Nëse vazhdojmë me këtë dinamikë dhe nëse projeksionet e rritjes së ekonomisë realizohen, është e mundur që në vitin 2025 të mos e arrijmë borxhin publik të projektuar prej 62.1%, por që ai të jetë edhe më i ulët", theksoi Dimitrieska-Koçoska. sa/
Foto: MF