• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dimitrieska-Koçoska: Nuk ka nxitim me këstin e dytë të kredisë hungareze, por duhet të sigurojmë mjete për eurobondin

Dimitrieska-Koçoska: Nuk ka nxitim me këstin e dytë të kredisë hungareze, por duhet të sigurojmë mjete për eurobondin

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Nuk ka nxitim me këstin e dytë të kredisë hungareze. Duhet të jemi të sigurt se do t'i kemi parata sepse eurobondi duhet të paguhet në janar të vitit të ardhshëm, deklaroi sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Në debatin e sotëm në Qeveri kushtuar ekonomisë, financave dhe administratës publike, ministrja tha se paratë nga kësti i dytë do të dedikohen ekskluzivisht për shlyerjen e eurobondit.

"Nuk nxitojmë për asgjë, por ne duhet ta servisojmë eurobondin në fillim të janarit. Nuk mund të fillojmë procedurën në 1 janar dhe deri më 25 janar t'i kemi mjetet. Prandaj po e fillojmë tani, por sigurisht që mjetet do të përdoren për eurobondin dhe do të paguhen në janar, jo deri në fund të vitit. Ne duhet të sigurohemi që të kemi mjetet e siguruara. Si ministre përgjegjëse mezi pres të vijë janari dhe pastaj të fillojë procedura për këstin e dytë të kredisë", tha Dimitrieska-Koçoska.

Mjetet nga kësti i parë i kredisë hungareze janë të destinuara për komunat të cilat morën pjesë në thirrjen publike dhe tashmë ka kaluar periudha e vlerësimit, ndërsa një pjesë e mjeteve janë të dedikuara për sektorin e biznesit.

Lidhur me projeksionet e Bankës Botërore, e cila planifikon rritje ekonomike prej 1,8 për qind, ministrja e Financave tha se pritjet e Qeverisë janë që deri në fund të vitit rritja ekonomike të jetë së paku 2,1 për qind. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR