• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dimitrieska - Koçovska: Mbetem në qëndrimin kundër ngrirjes së marzheve tregtare sepse nuk po tregon rezultat

Dimitrieska - Koçovska: Mbetem në qëndrimin kundër ngrirjes së marzheve tregtare sepse nuk po tregon rezultat

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska sot në konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve nga puna e Ministrisë, deklaroi se mbetet në qëndrimin e vet kundër ngrirjes së marzheve sepse nuk sjellin rezultat, sepse në institucionet shtetërore nuk ka kapacitet për ndjekje të respektimit të masave dhe pret të ketë ndryshime në atë pjesë.

"Unë këtë tashmë e kam komentuar dhe gjithashtu e kam deklaruar edhe në mënyrë transparente, asnjëherë nuk mund të dakordohem me një masë të tillë të ngrirjes së çmimeve, marzhe, sepse janë tërësisht metodologji të ndërlikuara për përllogaritje dhe konsideroj se në institucionet shtetërore nuk ka kapacitete të jjaftueshme që mund t'i llogarisin saktësisht ato marzhe dhe të konfirmojnë se është ashtu. Por, apvarësisht tërë kësaj, unë edhe mendimin tom e thashë në Qeveri, në fund është qëndrimi i Qeverisë i cili shkon so vendim i përbashkët dhe qëndrimi i Qeverisë ishte se do të vazhdohet me ngrirjen e marzheve tregtare me atë që në periudhën që vjen pres të ketë ndryshime në atë pjesë dhe të mos vazhdojmë në mënyrën e njejtë sepse konsideroj se efektet nuk do të jenë aq të mëdha siç pritet, posaçërisht në kushte kur kemi inflacion të ulët", tha ministrja Dimitrieska Koçovska në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e saj si ministre e Financave për masën e ngrirjes së marzheve.

Ajo nënvizoi se e mbështetë Ligjin për praktika jo të drejta tregtare sepse konsideorn se kjo do ta rergullojë më tepër tregun se sa ngrirja e marzheve.

Ajo theksoi se vendimin të cilin e kanë zbatuar nga Qeveria e Hungarisë, si zgjidhje më të pranuehsme dhe më adekuate, zbritje e çmimit përfundimtar, prej 20 për qind në raport me çmimin mesatar për një produkt të caktuar, të përfituar me ulje për tre muaj prapa.

E pyetur nëse ka qenë e vetme në qëndrimin rreth marzheve dhe për mangësitë rreth interpretimit të dyfishtë të bruto marzhës dhe nëse do të insistojë të përpunohet, ajo tha se qëndrimi i saj bazohet në analiza dhe shifra, përllogaritje dhe shqyrtime të realitetit.

Lidhur me ligjin për praktika jo të drejta tregtare, tha se për gjithçka mund të bisedohet, por kyçe në lidhur me këtë ligj është pozita e marketeve, dsitrubutorëve dhe kompanive prodhuese.

Lidhur me inflacionin ajo theksoi se rritje më të madhe ka tek çmimet e tregjeve të gjelbra dhe pyet si erdhi deri tek çmimet aq të larta të prodhimeve bujqësore, në kushte kur ndahen mjete të konsiderueshme për subvencione, ndërsa prodhimtaria bujqësore është në rënie, ndërkaq importi në rritje. Në atë drejtim ajo paralajmëroi se në Minsitrinë e Bujqësisë tashmë në procedurë është ndryshimi i metodologjisë për shpërndarje të subvencioneve. ab/

Foto: printskrin

  

QËNDRONI TË LIDHUR