Dimitrieska Koçoska: Qeveria punon me përkushtim për stabilizim më serioz të çmimeve
- Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska sot deklaroi se Qeveria punon me përkushtim për stabilizim më serioz të çmimeve të produkteve ushqimore në markete dhe paralajmëroi përpunim të një strategjie në periudhë afatmesme e cila duhet të parandalojë probleme të këtilla si tani.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:28, 7 mars, 2025

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska sot deklaroi se Qeveria punon me përkushtim për stabilizim më serioz të çmimeve të produkteve ushqimore në markete dhe paralajmëroi përpunim të një strategjie në periudhë afatmesme e cila duhet të parandalojë probleme të këtilla si tani.
"Si Qeveri ndërmorëm masa, por duhet t'i sqarojmë numrat. Vitin e kaluar deri në fund të shkurtit vlenin masat e qeverisë së kaluar, ndërsa këtë vit prej 18 shkurtit hynë në fuqi masat e reja, kështu që nuk janë adekuate për të krahauar periudhat. Por, megjithatë i Qeveri mbetemi të përkushtuar në përpunimin e një strategjie apo një drejtimi i cili do të përpunohet më hollësisht në periudhë afatmesme në mënyrë që të mos krijojë probleme si deri më tani. Të mos harrojmë, rritja e çmimeve nuk është rezultat vetëm i asaj që po ndodhë në tregti, patëm shumë herë rritje të çmimit të energjisë elektrike, liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shkaktoi probleme të caktuara. Kështu që problemi është shumë më i madh nga që duket, Qeveria punoin me përkushtim, secili minisstër në këtë segment për tejkalim të problemeve të cilat mbetën nga periudha e kaluar. Siç i sanuam, ashtu edhe i publikojmë, të dhënat shkojnë në drejtim të mir. Besoj se për kohë më të shkurtë do të flasim për stabilizim më serioz të çmimeve, por të mos jetë me intervenime nga Qeveria, por në mënyrë natyrale të vijë si rezultat i masave të caktuara të cilat Qeveria i ndërmerr", tha ministrja e Financave.
Ajo përkujtoi se ISHT gjithashtu është në terren dhe janë shqiptuar gjoba ndaj disa kompanive të caktuara dhe janël mbyllur në 15 ditë për të mos punuar, sepse nuk i respektuan masat e Qeverisë.
"Bëjmë gjithçka që qytetarët në fund t'i blejnë produktet me çmime më të ulëta në markete", tha Dimitrieska Koçoska, në pyetjen nëse Qeveria ndërmerr masa për çmimet lidhur me inflacionin i cili për shkurtin ishte 5 për qind dhe reflektohet më së shumti tek produktet ushqimore.
E përsëriti qëndrimin e Qeverisë lidhur me rritjen e rrogave se ajo çështje mbetet në domenin e marrëveshjes që do ta arrijnë sindikatat dhe punëdhënësit.
Rroga minimale duhet të rritet këtë muaj, por për sa, ende nuk dihet. Në pajtim me ligjin, rritja do të duhej të jetë rreth 1.800 denarë, ndërsa sindikata kërkon rritje për 6.000 denarë dhe kontributet për dallimin deri 30.000 denarë, sa do të paraqiste rroga minimale, t'i subvencionojë Qeveria. Nga Qeveria qartë porositën se para në Buxhet për këtë dedikim nuk janë planifkuar.
Vendimi duhet të sillet në Këshillin ekonomik-social ku bëjnë pjesë tre partnerët ocial, por tani për tani nuk dihet se kur do të mbahet mbledhja. Të martën, sipas paralajmërimeve, në mbledhje qeveritare duhet të propozohen tre anëtarët në Komisionin për reprezentim të cilët do të duhet ta konstatojnë reprezentimin e sindikatave. ab/
Foto: Printskrin