• e premte, 05 dhjetor 2025

Dimitrieska - Koçoska: Projekti për hekurudhën nga Korridori 10 është kompleks, deri më 7 korrik bankat duhet t'i dorëzojnë ofertat

Dimitrieska - Koçoska: Projekti për hekurudhën nga Korridori 10 është kompleks, deri më 7 korrik bankat duhet t'i dorëzojnë ofertat

Shkup, 28 qershor 2025 (MIA) – Deri në këtë moment nuk ka ardhur ofertë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Korridori 10 sepse i gjithë projekti është kompleks dhe bankave u duhet kohë që të mund t’i analizojnë të gjitha gjërat, deklaroi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska. 

Në konferencën për media në Qeveri, ku njoftoi për punën e bërë në vitin e parë të Qeverisë, ministrja tha se afati për dorëzimin e ofertave është 7 korriku kur do të dihen më shumë hollësi. 

“Interesimi është shumë i madh. Ne dërguam një kërkesë për ofertë te 22 institucione, dhe dy të tjera na kontaktuan duke na kërkuar t'u dërgojmë oferta. Normal, në interes të shtetit, duhet të sigurojmë oferta dhe çmimin më të ulët të mundshëm për hekurudhën, kështu që dërguam një kërkesë shtesë te këto dy institucione. Ka shumë pyetje dhe për këtë arsye e zgjatëm afatin deri më 7 korrik. Bëhet fjalë për projekt kompleks dhe duhet t’i kuptojmë edhe bankat se kanë nevojë për sqarime. Jemi në komunikim të vazhdueshëm”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Ministria e Financave ka dërguar kërkesë për oferta në 24 banka për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë përgjatë Korridorit 10. fc/

Foto: Printskrin, Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR