• e premte, 05 dhjetor 2025

Dimitrieska - Koçoska: Për shkak të mosrealizimit të të ardhurave të projektuara në fondin pensional, ka nevojë për ridestinim shtesë të mjeteve në FSPIM

Dimitrieska - Koçoska: Për shkak të mosrealizimit të të ardhurave të projektuara në fondin pensional, ka nevojë për ridestinim shtesë të mjeteve në FSPIM

Shkup, 28 qershor 2025 (MIA) - Për shkak të mosrealizimit të të ardhurave të projektuara në fondin pensional, ekziston nevoja për ridestinim shtesë të mjeteve në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska - Koçoska.

"Bëhet fjalë për mosrealizimin e të ardhurave të parashikuara brenda fondit pensional dhe nevojën për ridestinim shtesë të fondeve drejt tyre nga buxheti. Sa i takon harmonizimit të pensioneve, thamë se në shtator e rikthyem në fuqi dhe kështu ishte parashikuar me zgjidhjen e vjetër ligjore, do të vazhdojmë me të njëjtën dhe do të kemi rritje, presim fundin e muajit dhe do të shohim se sa do të jenë të sakta llogaritjet për rritjen e pensioneve deri në fund të vitit", u përgjigj ajo në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp që mbajti sot në Media qendrën e qeverisë kur u pyet për miliarda denarë për FSPIM, që në mënyrë shtesë do të jepen me ribalancin e buxhetit.

Foto: MIA

Video: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR