• e premte, 05 dhjetor 2025

Dimitrieska: Deri te Këshilli i prokurorëve publikë  ende nuk ka mbërritur prononcimi i prokurorit publik republikan

Dimitrieska: Deri te Këshilli i prokurorëve publikë  ende nuk ka mbërritur prononcimi i prokurorit publik republikan

Shkup, 12 mars 2025 (MIA) - Deri te Këshilli i prokurorëve publikë ende nuk ka mbërritur  prononcimi i prokurorit publik të Republikës Ljupço Kocevski lidhur me propozimin e Qeverisë për shkarkimin e tij, i cili i është përcjellë, njofton kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë Dushica Dimitrieska.

Dimitrieska sot në një deklaratë për media ka treguar se Këshilli ka afat prej 15 ditësh për të marrë vendim për propozimin e Qeverisë për shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës.

 "Menjëherë, sapo të marrim përgjigjen nga prokurori publik, prononcimi i tij, do të veprojmë  me marrjen e vendimit", tha Dimitrieska.

 Mendimin Këshilli më pas ia dorëzon Qeverisë.

Qeveria në seancën e 25 shkurtit të këtij viti ka miratuar propozimin për shkarkimin e prokurorit publik Ljupço Kocevski.

 Ministria e Drejtësisë, duke vepruar pas konkluzionit nga seanca e  50-të e Qeverisë, përgatiti Propozim-mendimin për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit. Kocevski, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në rastet në të cilat sipas dispozitave ligjore ka pasur rrethana që kanë shkaktuar dyshime në paanshmërinë e tij, si dhe konflikt interesash, dhe rrethanat ai duhej  të dijë dhe duhej të përjashtohej.

 Prokurori republikan Kocevski e mohon pretendimin se ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme, duke theksuar se ka zbatuar ligjin dhe afatet në të. Ai deklaroi se për propozimin për shkarkimin e tij do të vendosë pasi Qeveria ta dorëzojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Lidhur me kërkesën e kryeministrit Hristijan Mickoski që të largohet nga funksioni, Kocevski tha se do të përgjigjet pasi t'i shohë arsyet e parapara me Ligjin për Prokurorinë Publike. Nëse vërtetohet se vërtet ka shkelje të rëndë disiplinore, ai tha se do të japë dorëheqje nga funksioni.

 Mandati i prokurorit publik të shtetit zgjat gjashtë vjet. Kocevski mori detyrën në shkurt të vitit të kaluar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR