Dimitrieska – Koçoska: Inflacioni nuk është problem vetëm në Maqedoni, por në të gjithë Evropën - nuk ka shkop magjik për ta zgjidhur këtë problem
- Inflacioni nuk është problem vetëm në Maqedoni, por është problem në të gjithë Evropën. Ky është rezultat i post-kovid pandemisë por nuk është vetëm rezultat i kësaj, por i mungesës së fuqisë punëtore në çdo vend anëtar të Unionit. Natyrisht, kemi presion, para së gjithash, në sektorin privat ku paga mesatare është në rritje, ne në Maqedoni kemi një rritje mesatare të pagave prej 10,1 përqind për një vit, ndërsa inflacioni në muajin e fundit është 4,8 për qind, që do të thotë se standardi i jetesës nuk po përmirësohet, përkundrazi, kemi një rritje më të lartë të pagave sesa rritja e inflacionit, tha sonte ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në paraqitjen e saj në emisionin "Tema na denot" në televizionin Sitel.
Shkup, 27 gusht 2025 (MIA) – Inflacioni nuk është problem vetëm në Maqedoni, por është problem në të gjithë Evropën. Ky është rezultat i post-kovid pandemisë por nuk është vetëm rezultat i kësaj, por i mungesës së fuqisë punëtore në çdo vend anëtar të Unionit. Natyrisht, kemi presion, para së gjithash, në sektorin privat ku paga mesatare është në rritje, ne në Maqedoni kemi një rritje mesatare të pagave prej 10,1 përqind për një vit, ndërsa inflacioni në muajin e fundit është 4,8 për qind, që do të thotë se standardi i jetesës nuk po përmirësohet, përkundrazi, kemi një rritje më të lartë të pagave sesa rritja e inflacionit, tha sonte ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në paraqitjen e saj në emisionin "Tema na denot" në televizionin Sitel.
Nuk ka shkop magjik kur bëhet fjalë për inflacionin, tha Dimitrieska-Koçoska, dhe theksoi se është një problem që kërkon reforma rrënjësore. Shteti, shtoi ajo, mund të ngrijë çmimet ose marzhet në afat të shkurtër, por, siç th, në afat më të gjatë, shtetit i duhen reforma të mëdha në fushën e prodhimit të ushqimit, si dhe në mënyrën se si subvencionohet bujqësia.
"Rritja më e madhe është te perimet dhe frutat dhe kjo nuk është rastësi, para së gjithash, sepse patëm një pranverë të tillë dhe nuk kemi prodhim të mjaftueshëm. Na duhen më shumë investime në bujqësi që do ta mbrojnë prodhimin nga ngricat e hershme, thatësira, breshëri etj. Ka investime të tilla që njihen në vendet fqinje, vetëm duhet t'u qasemi, por kjo nuk jep rezultate brenda natës. Në të njëjtën kohë, duhet të mbështesim hapjen e kapaciteteve të reja prodhuese, sepse atje e ndiejmë inflacionin më shumë, si dhe në hotelieri, e cila nga ana tjetër lidhet me rritjen e pagës mesatare, dhe kjo është diçka që do të zgjasë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar që do të bëjë presion të mëtejshëm mbi inflacionin", tha Dimitrieska-Koçoska.
Qeveria, shtoi, po përgatit disa masa dhe së shpejti do të dalë me propozime, por, siç tha, ato përsëri do të jenë afatshkurtra, ndërsa, sipas saj, shtetit i duhet një zgjidhje që do të jetë afatgjatë.
"E pyetur nëse është e mundur lehtësimi i TVSH-së për produktet bazë ushqimore ose produkte të tjera që mund të ndihmojnë kategoritë më të cenueshme të qytetarëve në vend, ministrja theksoi se Qeveria po analizon situata të tilla, por, megjithatë, tha, inflacioni bazë është ai që po shkakton presione këtë periudhë, duke theksuar se "shërbimet hotelierike po rriten si rezultat i rritjes së pagës mesatare, kështu që duhet të analizojmë se ku kemi lëvizjet më të mëdha të inflacionit, dhe më pas të marrim vendime nëse dhe sa TVSH-ja do të duhet të rregullohet".
Lidhur me rritjen e mundshme të pagës minimale, ministrja tha se po zhvillohen bisedime në kuadër të Këshillit Socio-Ekonomik, ku, siç theksoi , vendimi duhet të rezultojë nga një marrëveshje midis punëdhënësve dhe sindikatave.
"Pse nuk po ndërhyjmë? Sepse të dyja palët duhet të bien dakord – njëra duhet të paguajë, tjetra duhet të marrë para. ua lëmë punëdhënësve dhe punëtorëve të bien dakord vetë. Çfarëdo që të bien dakord, ne do ta pranojmë si përqindje, një shumë absolute, tha ministrja, duke shtuar se një rritje e mundshme e pagës minimale do të rezultonte në të ardhura më të larta në buxhetin e shtetit.
Lidhur me rikonstruimin e hekurudhës Shkup-Kërçovë, Dimitrieska-Koçoska informoi se është shumë herët të flitet për ndërtimin financiar, pasi pritet përfundimi i studimit të fizibilitetit, i cili është nën juridiksionin e Ministrisë së Transportit.
Lidhur me procedurën për rimbursimin e fondeve për kompanitë që kanë paguar taksën e solidaritetit, ministrja theksoi se procesi është në vijim. "Kompanitë tashmë po na dërgojnë letra duke na informuar. Mendoj se deri më 10 shtator duhet të mbledhim të gjitha ofertat, pastaj do ta informojmë Qeverinë dhe më pas do të fillojë procedura", tha Dimitrieska-Koçoska.
Më parë, ajo iu referua Memorandumit për bashkëpunim të Maqedonisë me shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian, duke theksuar se bëhet fjalë për hapin më të madh të bërë nga Ministria e Financave lidhur me sektorin privat.
"Thelbi i këtij memorandumi bashkëpunimi është krijimi i një burse në të cilën mund të tregtohen letra me vlerë sapo të lëshuara, jo vetëm aksione, por edhe obligacione. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për kompanitë e RMV-së që kanë nevojë për mjete financiare, ndërsa më pas shumë më vështirë mund të bindin bankat për mbështetje. Një mundësi e shkëlqyer për kompanitë e RMV-së që të jenë në gjendje të lëshojnë qoftë obligacione ose aksione, në të njëjtën kohë po e zgjerojmë tregun në mënyrë që, në vend që vetëm qytetarët e RMV-së të mund të blejnë këto letra me vlerë, do të mund edhe qytetarët e vendeve anëtare ta bëjnë këtë", tha ministrja.
Ajo shtoi se është krenare që Maqedonia është pjesë e kësaj iniciative, sepse ajo synon kryesisht të ndihmojë kompanitë të kenë më lehtë qasje në financim dhe të krijojnë një treg kapitali më dinamik. ls/
Foto: Printskrin