Digjet pyll me pisha në rrethinën e Tetovës, shuhet edhe nga toka edhe nga ajri
- Nga ora 11 zjarrfikësit përpiqen ta shuajnë zjarrin që ka shpërthyer në atarin e fshatit Miletinë të Tetovës në Komunën e Bërvenicës. Zjarri është në malin Suvagorë, ndërsa shuhet me ujë nga vendi me kamionët-cisternë në Njësitin zjarrfikës të Tetovës, por edhe aeroplanë dhe helikopterë.
Tetovë, 22 shtator 2023 (MIA) - Nga ora 11 zjarrfikësit përpiqen ta shuajnë zjarrin që ka shpërthyer në atarin e fshatit Miletinë të Tetovës në Komunën e Bërvenicës. Zjarri është në malin Suvagorë, ndërsa shuhet me ujë nga vendi me kamionët-cisternë në Njësitin zjarrfikës të Tetovës, por edhe aeroplanë dhe helikopterë.
"Zjarri ka hyrë në pyll me pisha, të mbjellë nga ish-APJ, për shkak të së cilës ndaj këtij zjarri pyjor kanë fluturuar tre aeroplanë zjarrfikës "Er-traktorë" në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim dhe një helikopter të MPB-së, të cilët do t'u ndihmojnë zjarrfikësve nga Njësiti territorial zjarrfikës i Tetovës në shuarjen e këtij zjarri", informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov.
Nga Njësiti territorial zjarrfikës i Tetovës informuan se një ekip i tyre ka intervenuar edhe rreth orës 13 dhe ka shuar një zjarr në ambient të hapur në atarin e fshatit Leshkë, Komuna e Tearcës. mb/
Foto: QMK