• e hënë, 23 dhjetor 2024

Diaz-Kanell fitoi mandatin e ri pesëvjeçar si president i Kubës

Diaz-Kanell fitoi mandatin e ri pesëvjeçar si president i Kubës

Havana, 20 prill 2023 (MIA) - Migel Diaz - Kanell, presidenti 63-vjeçar i Kubës, fitoi mandatin e ri pesëvjeçar si njeriu i parë i atij vendi të karaibeve, njëherësh edhe i fundit. 

Mbështetje për Diaz-Kanel, kandidatin e Partisë së atjeshme komuniste, shprehu kuvendi kombëtar kubanez, me 97,66 për qind të deputetëve. 

Diaz - Kanell tani pret të vazhdojë me punën e vështirë në vendin i cili po kalon krizën më të rëndë ekonomike gjatë tridhjetë viteve të kaluara, me inflacion galopant dhe valë të rritur të emigrimit. Në gjithë këtë ndikoi ashpërsimi i embargos amerikane, por edhe pandemia dhe anomalitë e strukturuara në ekonominë vendore. 

Pakënaqësia e popullatës lokale është e nxitur nga mungesa gjithnjë më e madhe e ushqimit, ilaçeve dhe shumë nevojave të tjera bazike për jetë.

Dijaz-Kanell i trashëgoi Fidel dhe Raul Kastron në krye rë Kubës dhe me këtë, pas revolucionit, u bë lideri i parë i atij vendi të karaibeve jashtë rrethit të familjes Kastro. 

Përndryshe, më 20 prill Dijaz - Kanell e feston ditëlindjen e tij të 63-të. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR