Dhoma përfaqësuese dëshiron ta dënojë Bajdenin për stopimin e dërgesës së armëve për Izraelin
- Dhoma përfaqësuese e SHBA-së miratoi draft-ligj që do të sanksionojë administratën e presidentit Xho Bajden nëse vazhdon të bllokojë dërgesat e armëve në Izrael për luftën në Gazë.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:43, 17 maj, 2024

Uashington, 17 maj 2024 (MIA) - Dhoma përfaqësuese e SHBA-së miratoi draft-ligj që do të sanksionojë administratën e presidentit Xho Bajden nëse vazhdon të bllokojë dërgesat e armëve në Izrael për luftën në Gazë.
Propozim-ligji u miratua mbrëmë me 224 vota “pro” dhe 187 “kundër” dhe nëse kalon në Senat, do të ulë buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, Departamentit të shtetit dhe Këshillit për siguri kombëtare nëse Bajdeni nuk dorëzon dërgesën e ndaluar.
Ligji, teksti i të cilit dënon vendimin e Bajdenit për të bllokuar dërgimin e bombave në Izrael u mbështet nga 16 anëtarë të Partisë Demokrate. qa/