• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dhoma e Përfaqësuesve e revokoi ministrin e Sigurisë së Brendshme Majorkas

Dhoma e Përfaqësuesve e revokoi ministrin e Sigurisë së Brendshme Majorkas

Uashington, 14 shkurt 2024 (MIA) - Dhoma Përfaqësuese e SHBA-së me shumucë të republikanëve e revokoi Aleksandro Majorkasin, anëtar i administratës për migrim të presidentit Xho Bajden dhe ministrin e Sigurisë së Brendshme. 

Anëtarët e Partisë Republikane kanë akuzuar Majorkasin se nuk i zbaton ligjet amerikane për migrim të cilat kërkojnë parapaburgimin e emigrantlve ilegalë në kufi, për çfarë  pretendojnë se ai është përgjegjëse për fluksin rekord të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë vitin e kaluar, raportoi Zëri i Amerikës.

“Historia nuk do të jetë e butë me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve për aktin e tyre të dukshëm të fanatizmit partiak antikushtetues që sulmon një nëpunës të ndershëm publik për lojëra të pavlera politike”, tha Bajdeni.

Pas  revokimit të Majorkasit, në Senat do të zhvillohet një proces gjyqësor, por ai pritet të shpallet i pafajshëm, pasi shumica atje janë demokratë.

Zëri i Amerikës thotë se ky impiçment mund të jetë një fitore simbolike për republikanët, të cilët përpara zgjedhjeve të përgjithshme të ardhshme në nëntor po përpiqen të fajësojnë Bajdenin dhe anëtarët demokratë të Kongresit për paqëndrueshmëri dhe mungesë sigurie në kufirin me Meksikën.

 Në dhjetor, në atë kufi u arrestuan një numër rekord prej 10.000 emigrantë.

Në të njëjtën kohë, republikanët hodhën poshtë një propozim në Senat që do të kishte vendosur kontrollet më të rrepta në kufirin jugor këto vitet e fundit pasi ish-presidenti Donald Tramp tha se plani ishte shumë i butë. qa

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR