Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së e miratoi buxhetin ushtarak për vitin 2025
- – Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së e miratoi draft-ligjin për politikë të mbrojtjes me 895 miliardë dollarë rekord shpenzime vjetore ushtarake. Votimi ishte 281-140 në favor të Ligjit për mbrojtje kombëtare, duke e dërguar në shqyrtim në Senatin e SHBA-së të kryesuar nga demokratët.
- Post By Fitore Curri
- 08:38, 12 dhjetor, 2024
Uashington, 12 dhjetor 2024 (MIA) – Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së e miratoi draft-ligjin për politikë të mbrojtjes me 895 miliardë dollarë rekord shpenzime vjetore ushtarake. Votimi ishte 281-140 në favor të Ligjit për mbrojtje kombëtare, duke e dërguar në shqyrtim në Senatin e SHBA-së të kryesuar nga demokratët.
Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi draft-ligjin për rritjen e pagës ushtarake dhe ndalesë për kujdes të të miturve për personat transgjinorë.
Ligjvënësit miratuan masë me të cilën autorizohet rritje e pagave prej 14,5 për qind për personelin më të ri të angazhuar dhe 4,5 për qind rritje të pagave për të tjerët, duke e theksuar hapin si faktor kyç për përmirësimin e cilësisë së jetës së personelit ushtarak amerikan, informuan mediat amerikane.
Senati pritet ta miratojë draft-buxhetin javën e ardhshme, pas çka dokumenti duhet të nënshkruhet nga presidenti amerikan Xho Bajden. fc/