• e hënë, 07 tetor 2024

Dhjetëra njerëz në Izrael kanë dalë në protesta, duke kërkuar marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza

Dhjetëra njerëz në Izrael kanë dalë në protesta, duke kërkuar marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza

Tel-Aviv, 8 shtator 2024 (MIA) - Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar mbrëmë në Tel-Aviv dhe në qytete të tjera izraelite për të arritur marrëveshje për lirimin e rreth 100 pengjeve të mbajtur nga grupi militant palestinez Hamasi në Rripin e Gazës, njoftoi DPA.

"Nuk duhet të sakrifikojmë më shumë jetë", tha një i afërm i pengut Karmel Gat, i cili u gjet i vdekur javën e kaluar në Gaza. Ministria e Shëndetësisë së Izraelit bëri të ditur se gjashtë persona janë vrarë nga afër javën e kaluar dhe trupat e tyre janë gjetur në një tunel.

"Të gjashtë do të ishin këtu me ne sot nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do t'i kishte thënë "po" marrëveshjes, tha një i afërm i Gat.

Sipas Izraelit, Hamasi ende mban peng 101 persona në Gaza, megjithëse nuk dihet se sa prej tyre janë gjallë.

Negociatat indirekte për lirimin e tyre, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, kanë ngecur prej muajsh. Negociatorët po kërkojnë një marrëveshje që do t'i jepte fund luftës në Gaza dhe do të përfshinte tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi dhe lirimin e mijëra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Kritikët akuzojnë Netanjahun për prishjen e marrëveshjes me kërkesa të tepruara, siç është vendosja e vazhdueshme e trupave izraelite në pikat strategjike në Rripin e Gazës.

Netanjahu e drejton koalicionin që përfshin gjithashtu parti të së djathtës ekstreme që kundërshtojnë çdo lëshim ndaj Hamasit dhe kanë kërcënuar se në të kundërt, të largohen nga kabineti duke çuar në kolaps qeverinë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR