• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dhjetë raste të reja të kollës së mirë, janë hospitalizuar tre persona

Dhjetë raste të reja të kollës së mirë, janë hospitalizuar tre persona

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Në periudhë prej 18 deri 24 tetor, janë paraqitur 10 raste të reja të kollës së mirë, për 42,9 për qind më shumë se në krahasim me periudhën paraprake shtatditore. Nga rastet e reja, tre persona janë hospitalizuar, informuan pasdite nga Instituti për shëndet publik.

Pjesa më e madhe e rasteve janë paraqitur në Kumanovë - pesë, pastaj katër raste nga Shkupi dhe një rast në Kriva Pallankë.

Mosha e të sëmurëve lëviz nga dy muaj deri 70 vjeç. Pjesa më e madhe e rasteve i takojnë grupit të moshës deri katër vjeç.

Kur bëhet fjalë për statusin e vaksinimeve të të sëmurëve, shtatë kanë qenë të pavaksinuar, të vaksinuar jo tërërisht ose me status të panjohur të vaksinimeve, dy persona janë vaksinuar në pajtim me moshën dhe një tërësisht i vaksinuar.

"Duke përmbyllur me 24 tetorin, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 1.148 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 62,5/100.000 banorë. Kjo paraqet rritje të disafishtë të numri të të sëmurëve në krahasim me periudhën e kaluar pesëvjeçare - 2019-2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste", sqarojnë nga Instituti.

Distribuimi sipas gjinisë tregon se 523 persona janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 625 asaj femërore.

Nga numri i përgjithshëm i personave të sëmurë, te 1.139 persona janë regjistruar simptome, ndërsa sëmundja te nëntë ka qenë në formë asimptomatike.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara, 726 nuk kanë qenë të vaksinuar tërësisht në pajtim me moshën pse nuk ka dëshmi për vaksinim. Në rastet, të cilat janë tërërisht të vaksinuar, mesatarja e kohës së kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri te sëmundja është 11 vite.

Janë dhënë gjithsej 78.096 doza të vaksinave kundër kollës së mirë nga 18 janari deri 24 tetor. bsh/

Foto: MIA arkiv, Instituti për shëndet publik

QËNDRONI TË LIDHUR