Dhjetë pacientë nga zjarri në Koçan morën terapi PRP pa udhëtuar për në Shkup
- Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, sot pasdite përmes rrjeteve sociale kumtoi se në Spitalin e përgjithshëm në Koçan me PRP terapi (plazmë e pasur me trombocite) janë trajtuar 10 persona të lënduar në zjarrin në Koçan.
Shkup, 18 qershor 2025 (MIA) - Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, sot pasdite përmes rrjeteve sociale kumtoi se në Spitalin e përgjithshëm në Koçan me PRP terapi (plazmë e pasur me trombocite) janë trajtuar 10 persona të lënduar në zjarrin në Koçan.
Kjo, siç thekson Klekovski, është një hap i madh përpara sepse pacientët do të jenë në gjendje të marrin terapi PRP pa udhëtuar në Shkup.
-"Në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, 10 persona të lënduar në tragjedi u trajtuan me terapi PRP (plazmë e pasur me trombocite). Ndërhyrjet u kryen nga një ekip nga spitali "Shën Naumi i Ohrit" nga Shkupi. Më parë, nëntë persona u trajtuan nga Klinika e kirurgjisë plastike në Shkup. Ky është një hap i madh përpara - terapia PRP tani është e disponueshme në Koçan, pa pasur nevojë të udhëtoni për në Shkup! PRP është një metodë inovative që përdor plazmën nga gjaku i vet për të përshpejtuar shërimin e lëkurës së dëmtuar, shkroi Klekovski në Fejsbuk. ls/
Foto: Fejsbuk i Klekovskit