• e premte, 22 nëntor 2024

Dhjetë foshnja humbën jetën në një zjarr në Indi, ndërsa 16 po luftojnë për jetë

Dhjetë foshnja humbën jetën në një zjarr në Indi, ndërsa 16 po luftojnë për jetë

Delhi, 16 nëntor 2024 (MIA) – Të paktën 10 foshnja humbën jetën, ndërsa 16 luftojnë për jetë në zjarrin që e kishte kapluar repartin e neonatologjisë në një spital në qytetin Xhansi në shtetin verior indian Utar Pradesh, njoftoi agjencia e lajmeve PTI, duke iu referuar autoriteteve lokale. 

Shkak i mundshëm për zjarrin është lidhja e shkurtë. Zjarri ishte përhapur shpejtë në repart, në të cilin kishte 55 foshnja. 

Kur zjarrfikësit mbërritën, reparti ishte përfshirë nga flakët dhe tymi. Ekipet e shpëtimit duhej të thyenin dritaret për të arritur tek foshnjat. Dëshmitarët thanë se operacioni i shpëtimit filloi rreth 30 minuta pasi shpërtheu zjarri, duke vonuar përpjekjet e evakuimit.

Zëvendëskryeministri i Utar Pradesh, Brajesh Patak e ka vizituar spitalin dhe është takuar me familjet e fëmijëve të lënduar. Ai premtoi mbështetje nga qeveria për familjet e viktimave dhe hetim thelbësor. 

“Do t’i identifikojmë përgjegjësit për këtë tragjedi dhe do të ndërmarrim masa të rrepta. Qeveria i mbështet familjet në këtë moment të vështirë”, theksoi Patak. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR