• e diel, 22 dhjetor 2024

Dhëndri i Nusrallahut është vrarë në një sulm sjror izraelit ndaj kryeqytetit sirian

Dhëndri i Nusrallahut është vrarë në një sulm sjror izraelit ndaj kryeqytetit sirian

Damask, 3 tetor 2024 (MIA) - Dhëndri i liderit të vrarë të grupit militant libanez, Hezbollah, Hasan Nusrallah, Hasan Xhafar Kasir, është vrarë në sulmin ajror izraelit ndaj rezidencës së tij në kryeqytetin sirian Damask, kumtoi Observatoriumi sirian për të drejtat e njeriut me seli në Britaninë e Madhe.

Në kumtesë thuhet se në sulmin izraelit është goditur kati i parë nga ndërtesa trikatëshe, ku kanë ardhur liderë të Hezbollahut dhe Gardës revolucionare iraniane, me ç'rast jetën e kanë humbur tre persona, dy shtetas libianë dhe një sirian, ndërsa janë lënduar të paktën katër persona, identiteti i të cilëve mbetet e panjohur.

Ministria siriane e Mbrojtjes kumtoi se tre civilë janë vrarë, ndërsa tre janë lënduar në sulmin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR