• e hënë, 23 dhjetor 2024

Detyrimet në rrugën drejt BE-së dhe roli i Kuvendit të RMV-së në fokus të takimit Mariçiq - Erkrans

Detyrimet në rrugën drejt BE-së dhe roli i Kuvendit të RMV-së në fokus të takimit Mariçiq - Erkrans

Shkup, 30 mars 2023 (MIA) - Obligimet dhe detyrimet e ardhshme të cilat i kemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe roli i Kuvendit të RMV-së në dinamikën e bisedimeve ishin në fokus të takimit të zëvendëskryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me zëvendëskryesuesen e Komitetit për Çështje të BE-së në Parlamentin suedez, Matilda Erkrans dhe deputetit Adnan Dibrani.

Siç informojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit, në kuadër të takimit i cili është pjesë e vizitës dyditëshe të punës në Suedi, zëvendëskryeministri ka theksuar se progresi do të varet nga proaktiviteti dhe bashkëpunimi i Kuvendit në përmbushjen e detyrimeve dhe obligimeve të cilat i kemi. 

"Reformat dhe miratimi pa probleme i legjislacionit evropian do ta përshpejtojnë integrimin evropian, kurse ndihma dhe shkëmbimi i përvojave me deputetët në Parlamentin suedez do të lehtësojë rrugën drejt BE-së", theksoi ai.

Nga aty njoftojnë se bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për përkushtimin dhe fokusin që Presidenca suedeze e BE-së ka në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë që Maqedonia e Veriut të përfitojë nga momenti dhe dashuria që ka nga vendet anëtare për përparimin në negociata. me BE-në.

"Deputetët suedezë konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes parlamenteve të dy vendeve dhe se mund të llogarisim në mbështetjen e parlamentit suedez për avancimin e procedurave parlamentare, veçanërisht në një kohë kur Suedia kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian", thuhet në kumtesë.

Në takimin me deputetin Adnan Dibrani, siç shtojnë, në fokus ishin zhvillimet aktuale në rajon dhe perspektiva evropiane, veçanërisht gjatë presidencës suedeze me Këshillin e Bashkimit Evropian.

"U bisedua edhe për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i cili u mirëprit nga bashkëbiseduesit, me besimin se do të krijojë atmosferë pozitive për bashkëpunim dhe dialog më intensiv që do të kontribuojë në tejkalimin më të lehtë të dallimeve dhe vazhdimin e lëvizjes së rajonit drejt BE-së së bashku", thonë nga atje, duke shtuar se në kuadër të vizitës zyrtare në Suedi, zëvendëskryeministri Mariçiq do të ketë takim dypalësh me ministren e Çështjeve Evropiane, Jesika Rosval. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR