• e hënë, 23 dhjetor 2024

Despotovski: Viti ishte i suksesshëm, për herë të parë e tejkalojmë numrin prej 18 000 vendeve të punës

Despotovski: Viti ishte i suksesshëm, për herë të parë e tejkalojmë numrin prej 18 000 vendeve të punës

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë për zonat e zhvilluara teknologjike industriake (ZZHTI), Jovan Despotovski vitin 2023 e vlerësoi si vit të suksesshëm. Për herë të parë, tha, u tejkalua numri prej 18 000 vendeve të punës që është mbi 11 për qind rritje në krahasim me vitin e kaluar.

ZZHTI, informoi Despotovski në brifing me gazetarë, në vitin 2023 regjistroi edhe minimum 20 për qind rritje të bruto rrogës në rpaort me mesataren e vitit të kaluar.

Sipas tij, këtë vit priten minimum 75 milionë euro prurje në Buxhet në bazë të kontributeve. Ka edhe rritje të neto eksportit i cili, siç potencoi drejtori, do të tejkalojë 20 për qind.

Verëm në vitin 2023, theksoi Despotovski, janë arritur marrëveshje të reja në vlerë prej 450 milionë eurove të cilat do të hapin pothuajse 7 000 vende të reja të punës.

"Kemi vit të suksesshëm që po e lëmë pas. Ajo që posaçërisht më gëzon është se dy qëllimet themelore që i parashtruam në fillim të mandatit tim, ndërkaq ai është rritja e vendeve të punës dhe rritja e rrogave, i realizojmë. Këtë vit për herë të parë e tejkaluam numrin prej 18 000 vendeve të punës. Kjo do të thotë se kemi trend të shëndoshë të rritjes së numrit të vendeve të punës që vazhdon edhe këtë vit. Këtë vit tashmë kemi mbi 11 për qind rritje të numrit të vendeve të punës krahasuar me vitin e kaluar. Ajo që gjithashtu është shumë me rëndësi dhe gjithashtu personalisht më gëzon shumë është se regjistruam rritje të konsiderueshme të bruto rrogës në raport me mesataren e vitit të kaluar, flas për minimum 20 për qind. Them minimum sepse ende i presim të dhënat për dhjetorin. Megjithatë, përfundimisht me atë që e kemi me të dhënat e nëntorit flet se bruto rroga në kuadër të zonave së pari e tejkaloi shumën prej 60 000 denarëve dhe së dyti, rritet me mbi 20 për qind që është pesë pikë procentuale më dinamike në raport me rritjen e rrogave në ekonominë nacionale", deklaroi Despotovski.

Me rëndësi është, shtoi, që po shënohet rritje e vazhdueshme e rrogave në Buxhet.

Lidhur me marrëvehsjet e reja, të bëra këtë vit, ai përkujtoi së pari me atë tajvanezen "Jageo", investimi më i madh grinfilld që nga pavarësimi i vendit, e cila investoi 205 milionë euro.

"Por, edhe kompanitë e tjera të cilat tashmë punojnë dhe punësojnë, kontribuojnë për numrin prej 450 milionë euro. Kështu që, me këto marrëveshje të reja vetëm këtë vit është paraparë të hapen përafërsisht 7 000 vende të reja të punës", theksoi drejtori i ZZHTI-së.

Në kompanitë në zona, informoi, së paku 95 për qind janë të punësuar njerëz nga vendi.

"Normalisht, kompanitë angazhojnë kuadër që vjen nga kompanitë amë apo nga lokacione të tjera, megjithatë, është numër shumë i vogël. Para së gjithash, bëjet fjalë për kuadër më profesional, si inxhinierë. Filluam fushatë me të cilën do të tentojmë t'i mbajmë të rinjtë këtu, kjo është shumë me rëndësi. Por, konsideroj se kemi akoma numër shumë të madh të punëtorëve tanë të angazhuar në ekonominë vendore nës ektorë që janë me intensitet të lartë të punës dhe të cilët gradualisht do të duhet t'i braktisim. Do të thotë, flas për dhjetëra mijë njerëz. kemi numër të madh të njerëzve të angazhuar në sektorin publik për të cilët konnsideroj se duhet të vihen në dispozicion të sektorit privat. Do të isha shumë i kujdesshëm gjatë komplotimit të importit të fuqisë punëtore. Së pari, t'i shqyrtojmë rezervat që ekzistojnë brenda, t'i shfrytëzojmë ato, t'i paguajmë njerëzit mirë, e më pas të mendojmë për më tutje", tha Despotovski.

Disa projekte që ZZHTI tashmë i paralajmëroi, nuk janë realizuar sepse, sipas drejtorit, të gjitha institucionet nuk e ndajnë entuziazmin me të cilin punon Drejtoria.

"Këtë vit paralajmëruam, por për fat të keq, nuk arritëm ta realizojmë atë. Punuam dhe funksionojmë në sistem në të cilin jo të gjitha institucionet dhe jo të gjithë aktorët e ndjekin entuziazmin me të cilin punojmë. Dhe ky është fakt dhe e kam thënë shumë herë. Nuk do të emëroj se me cilat institucione kemi problem, megjithatë ajo që mund ta them është se nuk heqim dorë nga qëllimi", potencoi Despotovski. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR