• e martë, 24 dhjetor 2024

Derivatet lirohen për gjysëm denari për një litër

Derivatet lirohen për gjysëm denari për një litër

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Çmimi i dizelit dhe i benzinave nga mbrëmë në mesnate zvogëlohet për gjysëm denari për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin bëhet zvogëlim i çmimeve në pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,38 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 është 82,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 84,5, EURODIZEL BS (D-E V) për 76,5, ndërsa Esktra vaji i lehtë (EL-1) për 75 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së, për 0,267 denarë për një kilogram rritet çmimi në pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 44,019 denarë.

Nga KRRE potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogarinë paraprake shënojnë ulje te benzinat mesatarisht për 1,402 për qind, te dizeli për 1,156 dhe te ekstra vaji i lehtë zvogëlim për 0,607 për qind, ndërsa te mazuti ka rritje për 1,050 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin, sipas të cilit janë formuar çmimet me llogarinë paraprake, është më i ulët për 0,226 për qind. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR