• e diel, 22 dhjetor 2024

Deri tani janë rikonstruktuar 70 objekte policore, Spasovski paralajmëroi furnizim të automjeteve

Deri tani janë rikonstruktuar 70 objekte policore, Spasovski paralajmëroi furnizim të automjeteve
Prilep, 1 janar 2021 (MIA) – Stacioni i policisë në Prilep është objekti i 70-të i rikonstruktuar në vend. Mbeten edhe 10 të tjerë ku procesi duhet të përfundojë në mesin e vitit. Sa i takon punës së stacioneve të policisë ka përparim të dukshëm në sigurinë, uljen e kriminalitetit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në Departamentin e Punëve të Brendshme në Prilep, njëherësh vizita tradicionale e janarit ndaj policisë të vendit. “Sot në ditën e parë të punës, edhe pse të gjitha ditët janë ditë pune për policinë e vendit, jemi në Prilep për vizitë në Departamentin për Punë të Brendshme në Prilep, ndërsa kemi dy arsye për këtë. I pari është tradicionalisht më 1 janar ku vizitojmë stacion policor dhe japim mirënjohje për gjithë atë që bëjnë nëpunësit policor për sigurinë dhe paqen bile edhe në pritjen e Vitit të Ri. Arsyeja e dytë është të promovojmë objektin e rikonstruktuar plotësisht të 70-të policisë- Departamentin për punë të brendshme në Prilep si pjesë të projektit për rindërtim të objekteve dhe krijimin e kushteve më të mira; edhe për punë të policisë të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e të drejtave të qytetarëve. Me kënaqësi konstatoj se kjo është një nga objektet më të bukura, është ruajtur edhe pamja autentike, janë shfrytëzuar materiale për efikasitet energjetik dhe jam i sigurt se të gjithë të punësuarit kanë kushte më të mira për punë, do të jenë më të motivuar që të kryejnë punët dhe qytetarët të realizojnë të drejtat e tyre”, deklaroi Spasovski. Ai theksoi se është përmirësuar efikasiteti në punën e policisë së Prilepit dhe kriminaliteti është ulur për 30 për qind. Ai informoi se është në rrjedhë edhe rikonstruktimi i disa objekteve tjera në shtet: në Karposh, Gazi Babë, Berovë, Dellçevë, Pehçevë. Projekti për të cilin deri tani janë shpenzuar rreth 250 milionë denarë duhet të përfundojë kah mesi i vitit. Spasovski paralajmëroi se janë paraparë mjete në Buxhet për këtë vit për furnizim të automjeteve. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR