• e hënë, 08 korrik 2024

Deri të premten temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, gjatë fundjavës do të bien

Deri të premten temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, gjatë fundjavës do të bien

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Deri në fund të ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 13 gradë. 

Vijon periudhë e motit me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore e përforcuar nga drejtimi verior. Përkohësisht vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për reshje lokale. Gjatë dy ditëve të ardhshme temperatura e ditës do të jetë në rritje të lehtë, ndërsa pastaj gjatë fundjavës do të bie. 

Deri të dielën temperatura më e ulët do të jetë minus 9, ndërsa më e larta 13 gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR