• e martë, 05 nëntor 2024

Deri të premten mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë mbi 60 kilometra në orë

Deri të premten mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë mbi 60 kilometra në orë

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Nën ndikimin e masës ajrore të paqëndrueshme, deri të premten do të mbajë mot jostabil i vranët dhe me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në disa vende do të ketë stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme bubullima, erë e përforcuar (mbi 60 km/h) dhe breshër, kumtoi DPHM.

Temperaturat ditore gradualisht do të bien. Gjatë fundjavës pritet mot stabil dhe më i nxehtë.

Në Shkup deri të premten do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme dhe bubullima. Në pjesë të luginës proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme në një kohë të shkurtër, bubullima, erë e përforcuar dhe me breshër.

DPHM-ja rekomandon kujdes më të madh në rast shkarkimesh elektrike, për të mos qëndruar në ambiente të hapura. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR