Deri të premten do të përfundojnë analizat për çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit
- - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pret që deri të premten të përfundojnë analizat të cilat duhet të tregojnë se a do të ngrihen çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit.
- Post By Fitore Curri
- 20:06, 15 mars, 2023

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pret që deri të premten të përfundojnë analizat të cilat duhet të tregojnë se a do të ngrihen çmimet e sheqerit, vezëve dhe vajit.
Siç tha sonte Bekteshi në një emision në televizionin Telma, priten të dhëna plotësuese nga odat ekonomike dhe Drejtoria Doganore.

"Nuk kanë përfunduar analizat. Pres që deri të premten të përfundojnë. Presim të dhëna shtesë nga odat dhe Drejtoria Doganore. Atëherë do ta informojmë Qeverinë. Nëse ka hapësirë për uljen e çmimeve, do ta bëjmë këtë. Për momentin askush nuk punon me humbje, por përsëri do të them, derisa nuk i kemi të gjitha të dhënat nuk do të marrim vendim. Kryesisht prodhuesit i referohen çmimit të sojës dhe misrit. Te çmimet e misrit në bursat botërore ka ulje, ndërsa e kundërta është për sojën", theksoi Bekteshi.
Sipas tij, analizat për çmimet e produkteve të mishit, pemëve dhe perimeve në Ministrinë e Ekonomisë nuk bëhen.
"Ministria e Ekonomisë nuk ka mekanizma për masa në pjesën e pemëve dhe perimeve. Bisedova me ministrin Lupço Nikollovski që Ministria e Bujqësisë të bëjë analiza. Nëse MBPEU ka propozim konkret, do ta pranojmë. E njëjta vlen edhe për produktet e mishit", nënvizoi Bekteshi. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s